• |
ide | kryesore

Pas skandaleve seksuale, qytetarët e Shkodrës nisin protestën

Lajme, Të fundit


Dhjetra qytetarë kanë dalë në protestë paraditen e sotme, për të kundërshtuar rastet e dhunës dhe përdhunimeve në Shkodër.

Studentë dhe banorë të Shkodrës, u ngritën pas denoncimeve të ditëve të fundit ndaj policëve për ngacmime seksuale.

Dy ditë më parë në media dolën videot e Berhan Bajraktarit, efektivit të Shkodrës, i cili pretendohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 15- vjeçare.

 Ndërsa dje në ambientet e Fakultetit Juridik, po në Shkodër, një efektiv i veshur civil dhe me armën e shërbimit ka hyrë në mjediset e godinës dhe në afërsi të banjove ka ngacmuar një studente dhe një pedagoge.

Studentët nuk e kanë lejuar efektivin të dalë nga godina dhe kanë lajmëruar forcat e policisë, të cilët kanë bërë shoqërimin e këtij të fundit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *