• |
ide | kryesore

Skandali mes politikanëve, edhe Blerina Gjylameti me plagjiaturë

Lajme, Të fundit
1444736601blerina-gjylameti.jpg


Mes 10 emrave të jetës publike që studiuesi Vladimir Kola ka zbuluar se kanë doktoratura të vjedhura është edhe deputetja Blerina Gjylameti.

“Siç e kam thënë në analizën që kam publikuar në profilin tim në Facebook,  në Tezën e doktoraturës së Gjylametit janë kopjuar pak a shumë 22 faqe (në ndonjë rast, me ndonjë ndryshim të vogël në tekst), nga një studim i vitit 2008 me titull “An Introduction to Strategic Human Resource Management”, me autorë Paëan Budhëar dhe  Samuel Aryee. Studimi i vitit 2008, nuk është cituar, referuar në tekstin e Tezës, as nuk është listuar te literatura e konsultuar, në fund të Tezës.” – shrpehet Kola në një intervistë për gazetën ‘Dita’.

Kola shpjegon se plagjiatura në doktoraturën e Gjylametit është jashtëzakonisht e lartë.

“Për ta kuptuar duhet të kemi parasysh shumë faktorë, por mbi të gjitha tre: 1) a është referuar burimi origjinal? 2) sa përqindje e burimit origjinal është kopjuar? 3) kopjimi është bërë në mënyrë diskrecionale apo pa diskrecion? Në lidhje me referimin, përveç ndonjë fjalie të shkurtër, për fjalitë e gjata dhe për paragrafët duhet të behet referimi i burimit origjinal. 

Në lidhje me përqindjen e kopjuar nga burimi origjinal, edhe pse ka interpretime të ndryshme,  një përqindje që tejkalon 10-15 % të burimit origjinal, do të konsiderohej përqindje e lartë. Duhet parë edhe një aspekt tjetër, domethënë si është bërë kopjimi, për shembull të kopjosh pesë faqe pa ndërprerje nuk është njësoj si të ishin të shpërndara në shumë paragrafë, në shumë faqe, të një tekst prej 200 faqesh. Nëse i kopjon duke i copëzuar në shumë paragrafë dhe e referon burimin origjinal, do të konsiderohej si diçka normale (me kusht që të mos jetë një përqindje shumë e lartë e burimit origjinal), por nëse i merr dhe i vendos pesë faqe bashkë, atëherë do të konsiderohej si shkelje edhe duke i referuar, sepse mungon puna jote intelektuale si autori i studimit.

Në rastin e zonjës Gjylameti, burimi origjinal nuk është referuar, është kopjuar një përqindje shumë e lartë rreth 90 % e studimit të vitit 2008 dhe në disa pjesë të tezës është pa diskrecion (faqe të tëra).” – u shpreh Vladimir Kola.

Që prej dhjetorit 2018, kur studiuesi nisi kërkimin për plagjiatura të vjedhura, ai ka zbuluar 10 emra.

Mimi Kodheli, Monika Kryemadhi, Ditjona Kule, Vangjel Tavo, Mithat Mema, Kseanela Sotirfoski, Shemsho Lamaj, Blerina Gjylameti. Mema dhe Sotirorfski jo për doktoraturë, por për artikuj shkencorë.


5 Comments

  1. S’na thate ndonje gje te re,edhe kjo pjese e bandes eshte.Kur flet ne televizione mer pozicione te kopetentit,por brenda eshte kalbesite.

  2. Doktoraturë tamam ka “artisti” Edi Rama që është nderuar me titull shkencor nga një universitet i Erdoganit.
    Sa për listën e doktoraturave të vjedhura, shoh se çuditërisht nuk përmendet sekretari i përgjithshëm i PS, Tao Palla.

  3. I plasi -Gjylja-dhe kesaj -gjyles-.Po te tere me gjyle te plasur dalin keta qe i kane hyre politikes .Sepse ne politike hane buke keta lloj njerzish me plagjiatura.

  4. gjyles i kan pas ka dy muaj por kjo perverse ende i rrin qelbesires rama nder kembe ti pastroi bythen pas orgjive ne kryeministri me erionken,ballen e shalsin si bythqie bdhe frrok,roshe e dosh si bythqires.me falni harrova letren higjenike kodhelin e cila ka po ashtu falso diplomen.sa per taulante pallen universiteti rumun po heton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *