• |
ide | kryesore

Vendimi për Dritan Dajtin, flet për herë të parë Rama: Do e zhbëjmë vendimin, nuk do t’i ndahemi

Lajme, Të fundit


Kryeministri Edi Rama ka folur për here të parë për vendimin e gjykatës që i dha Dritan Dajtit vendimin për heqjen e dënimit të përjetshëm, duke e dënuar me 25 vjet. Rama u pyet nga një qytetarë gjatë takimit në Lezhë, ku kryeministri tha se ne nuk do ti ndahemi këtij vendimi dhe do bëjmë çdo gjë që ta zhbëjmë tha Rama.

Kryeministri u shprehu keqardhjen për vendimin e gjyqësorit, që vendosi për gjykim të shkurtuar për Dritan Dajtin.

“Kemi të bëjmë me njerëz të ligj dhe të korruptuar të cilët nuk janë vetëm ata, por janë plot që duke parë se i ka ardhur fundi një sistemi të drejtësisë, po i bien topit. Dhe jo vetëm i ranë me top, por kemi të bëjmë me akt kriminale sepse jo vetëm i liruan por i rivranë. Nuk do ti ndahemi kësaj çështje dhe këtë vendimi do ta bëjmë duke bërë të gjithë presionin e nevojshme, edhe para gjykatës, besoj se nuk t’ia dalin kaq lehtë. Këta lloj gjykatësish dhe prokurorësh janë si tumore, dhe i keni parë sesi vetingu po i largon të gjithë një nga një”, tha Rama.

Më tej kreu i qeverisë ka shtuar se në burg të ccon drejtësia dhe jo kryeministri. Rama tha se e akuzuan se është miku i Dritan Dajtit, ndërkohë që sipas tij raportet ndërkombëtare tregojnë se ai ka lidhje me ish-kryeministrin Berisha.

“Kryeministri nuk fut njeri në burg, në burg të çon drejtësia dhe për të nxjerre para ligjit të gjithë ata që kanë probleme, duhet një drejtësi e drejtë, por ne nuk e kemi pasur, sepse e kanë penguar gjykatës si këta, si ai i Tiranës, Saliu, që e bën vrasjen e katër policëve mikun tim, ndërsa është e shkruar se ai kishte lidhje me Saliu.

Kemi pas dhe do të kemi të tilla procese, sepse këta njerëz kriminel me kostum e me kravatë nuk ndalen para parasë, se janë mësuar 30 vjet ta bëjnë këtë gjë… të rivrasin të vrarë, të ripërdhunojnë gra dhe vajza të përdhunuara

Por kjo reformë do kohë, dhe pse e kemi bërë me shpejtësi. Një kalbësirë nuk zhbëhet dot sa hap e mbyll sytë. Dhe për më tepër, inati legjitim, revolta ndaj padrejtësive, nuk mund të përkthehet në budallallëk që pse nuk i fut ti në burg. Jo! Qeveria ka të drejtë të bëj ligjin.

Kjo është përgjigja ime. Nuk mund të themi që e ka fajin drejtësia, se këta maskarenj arrijnë të na bëjnë budallenj duke shkelur mbi gjakun e policëve. Sistemi i drejtësisë është i duhuri, por nuk është kollaj për ta ndryshuar.

Janë beteja të cilat kanë edhe problemet e tyre, ka edhe dështime dhe situata të vështira, por sot me ata nuk ka asnjë të krahasuar Guxon Saliu t’i drejtojë gishtin Sandër Lleshajt, për gjykatës që janë aty prej mbështetjes së Saliut”, tha ai.


12 Comments

  1. Po ore maskara po prap fajin e ka Saliu? Pse i ke trut e tua me drog dhe te shperlara mendon se do na shplash dhe trut tona, tutje more degjenerat.

  2. Gjate nje takimi ne Rreshen jo ne Lezhë, duhet te jeni me te sakte ne raportimin e lajmeve ose lerini fare nese nuk dini ta beni

  3. Ti je shejtan budalla. Mendon qe duke luajtur rolin e budallait, do ja hedhesh.
    Nuk ke ca zhben, se ti je arkitekti berjes.

  4. Kush gjyqtar te ka frike ty mor loqe??? Ti ke mbledhur me bythqirat rreth vetes qe te bejne fresk. Ik o kar para se te varin per llape njerzit. Dhe mos permend me Policine me goje se ti e ke shkaterruar ate

  5. Nga Basir Çollaku

    Zonja Marku dhe zoti Lleshi, mos prisni të vriten policët që të flisni të përmalluar para kamerave, por mbrojini dhe mbështetini sa janë ende gjallë…

    E nderuar zonja Prokurore Arta Marku, i nderuar z Ministër i Brendshëm Sandër Lleshi.

    Shijak Televizion nga 22 tetori i vitit 2018, dhe në këto 10 ditë rradhazi ka publikuar një ngjarje të pazakontë kur ligji është esëll dhe fatkeqë kur ju gjendeni në vende pune, ndërsa vartësit marrin vendime. Unë nuk di të them nëse kjo ka ndodhur me apo pa dijeninë tuaj, por të pranoj të parën më rezuton pjesëmarrje në konsumimin e një vepre penale, të besoj të dytën do të më duhet të artikuloj paaftësinë tuaj. Po zgjedh përjashtimin që bën rastin, të cilin unë nuk e besoj, por teorikisht ndodh. Që ju, po prisni kryerje veprimesh hetimore nga oficerët e policisë gjyqësore dhe Prokurorët.

    Përse-të?!

    Unë në këto katër vite, kam së paku pesë intervista shumë serioze të oficerëve të Policisë së shtetit, me karriera mbi 20 vite, me akuza të rënda, shoqëruar me dokumentacion konkret hetimor. Po i përmend për kujtesë dhe apel njëherësh.

    Dritan Zagani, më 1 shtator dhe 6 nëntor 2015, kur nisi denoncimi publik për të parën herë i Saimir Tahirit, paraardhësit të paraardhësit tuaj. Shteti dhe policia me në krye ministrin dhe Kryeministrin Edi Rama, gati e vranë në Vlorë dhe jo vetëm. Bledar Naçi, Antonio Nazeraj, sërish oficerë antidroge ndëshkuar nga rasti “Tahiri” u degdisën dhe u kanosën bashkë me familjet e tyre. Njëri prej tyre i dekoruar për rezultate të larta në detyrë nga qeveria juaj. Fëmijët e tyre të mitur natyrisht janë ndjerë të trishtuar, se i dinë baballarët mbrojtës deri në sakrificë të ligjit dhe gjenden sot krejt ndryshe, në arrati nga sulmi i shtetit.!! Një tjetër dëshmi nuk e bëra publike për të mos rrezikuar oficerin që shpesh kishte rrezikuar jetën në disa operacione. Vitin e shkuar, një ndër tetë oficerët e paktë të infiltruar, i sukseseshëm në disa operacione, saktësisht në të gjitha aksionet delikate ku ishte përfshirë, solli kallzimin publik ku akuzonte për gjëra të rënda eprorët dhe deputetët Taulant Balla, Rrahman Rrahja, kryebashkiakun Artur Bushi. Shteti iu hodh në grykë. Do t’i bëjmë gjëmën tha Kryeministri juaj. As Xhafa as Arta Marku se vranë terezinë. Ai rrezikoi jetën dhe vrasës iu vënë pas gjurmëve. Jo vetëm në Shqipëri. Një vend i BE, ku ligji sundon, mori masat ekstreme që duhet të merrnit ju zoti Lleshi dhe zonja Marku…

    Dëshmia tjetër sërish e rëndë e cila dhe në ndikimin tuaj po shpërfillet për të mbrojtur dikë apo disa, me shumë pushtet e shumë para, të cilët mbase ju doni t’i ndëshkoni ligjërisht, por ende është teorikisht…

    Drejtues Shkëlqim Pepkolaj, zv.drejtor hetimi në Drejtorinë vendore të Policisë Kukës ndëshkohet dhe lirohet. Pa motivacion.

    Pyetje pa përgjigje është pyetja Përse?!

    Ju z.Lleshi keni qenë në Kukës kur ka ndodhur skandali i lirimit të Naser Gashit, të dënuarit për trafik droge me 7 vite e katër muaj nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda. Prokuroria bëri një urdhër lirimi. Në dijeninë time ka dhe një shkresë diku të fshehur e cila kompromenton shumë zyrtarë. Policia e la të lirë, ndonëse e dinin se kishte mëkate plot me vendime gjykate të konfirmuara. A ju informuan z.ministër kur vajtët në Kukës?! Sepse Gashi dhe laboratori i heroinës kanë vetëm pak orë ndërmjet si ngjarje. Sepse atë ditë u sekuestrua dhe Laboratori i heroinës po në Kukës dhe sërish me këtë veprime hetimore u mor kryesisht shefi i hetimit Shkëlqim Pepkolaj. Madje ai thotë dhe përse ikën super të kërkuarit e kësaj ngjarje, ku më pas njëri u gjet i vdekur apo vrarë.!!

    Po ju zonja Marku a ju informuan për urdhërin e Prokurores?!

    Të dy keni pasur dijeni.

    Sepse Pepkolaj ju ka informuar z. Ministër, nëpërmjet Këshilltarit tuaj, Hilë Lushaku, autorizuar nga ju, për të kontaktuar Pepkolajn dhe njohur me problemet e tij denoncuese. Dhe habitshëm nuk autorizuat strukturën që varej nga ju, SHÇBA të investigonte, ashtu si kërkoi oficeri i policisë dhe ashtu siç ndodh në ngjarje të tilla brenda policisë.

    Edhe ju zonja Marku duhet të keni dijeni të plotë.

    Sepse Pepkolaj, ka bërë kallzim penal, për shumë ngjarje të rënda në Prokurori. Dhe për më se dy muaj askush nuk e thirri të dëshmojë ashtu siç ai priste të zbardhej ngjarja. U kanos. Një miliarder, Naser Gashi, dhe ca miliarderë trafiqesh pronarët dhe aksionerët e Laboratorit të heroinës në Has, dolën më të fortë në polici dhe Prokurori. A kishte efekt ndikimi i tyre tek ju dhe tek zonja Marku, apo Kryeministri përdori dikë për qokë?!!

    A kanë paguar Gashi dhe Laboratori “Hasi” zonja Marku dhe zoti Lleshi?! A kanë hedhur në një ndër qeset e pushtetit milionat e duhura?!!!

    Unë them po.

    Ju jeni kundër kesaj po-je, të paprovuar nga thënia ime, por ajo çfarë keni bërë si drejtues institucionesh nuk ju shfajëson në mosveprimet me produkt pasoja të rënda. Së paku të deritanishme.

    Çfarë mendoj unë se keni bërë deri më tani me mosveprimet zonja Marku dhe zoti Lleshi?!

    Sipas meje po krijoni një normalitet të frikshëm.

    Oficerë policie me karrirë të gjatë, seriozë në luftën ndaj krimit, të shumë kualifikuar, të fortvlerësuar nga partnerët, detyrohen të mbrojnë personalisht veten dhe familjen, përballë Mafias.

    Po krijoni një klimë ku banditët janë bërë normalitet në marrje vendimi dhe oficerët e antimafias specie në rrallim drejt zhdukjes, normalitet në ikje…

    Ndaj nuk duhet të vraponi para kameras vetëm kur vjen antimafia italiane, gjermane, DEA, e ju japin dosjet e tyre për t’i lexuar ju si suksese.

    Bëni dhe një filtër brenda institucioneve, shkundini dosjet, thoni ca fjali kundër shefave politikë që ju kanë vënë karriken poshtë të ndenjurave.

    Janë shumë oficerë policie të cilët pyesin?!

    Po me banditët e arrestuar nga ne, hetuar nga ne, çfarë bëhet?!

    Përse lirohen dhe nuk arrestohen?!

    Nisi me “Hakmarrjen për Drejtësi” absurdi i pafajësise, etaloni hapës i shkërmoqjes së gjykatave dhe Prokurorisë, pas dënimeve për vepra të rënda të provuara, bandën e Aldo Bares, ku mbinë dhe biznesmenë miliarderë miq të qeverisë dhe deputetëve të Partisë tuaj, banda e Durrësit, Lul Berisha, për të cilin Vangjush Dako garantoi punësim reabilitues, Dritan Dajti, Emiljano Shullazi, kryebashkiakët me dosje Elvis shumë emër Roshi tashmë larguar nga dënimet dhe veprat penale, Vangjush Dako, Qazim Sejdini, e shumë të tjerë. Këto nuk duhet kurrsesi të jenë oferta e rimbushjes së drejtësisë!!!

    Unë them larg qoftë!!

    Ndaj zonja Marku dhe zoti Lleshi, jo gjithnjë kanë të drejtë banditët dhe faj oficerët e policisë… Jepuni një përgjigje pasi të keni hetuar jo me slogane partie. Jepuni një përgjigje cilësisht profesionalë dhe në harmoni me ligjin. Ka një shteg për t’u bërë përfaqësues të shtetit dhe jo thjesht të pushtetit.

    Zaganit, Nuhut, Naçit, Nazerajt, Pepkolajt dhe shumë të tjerëve…

    Sepse atyre katër heronjve të vrarë me 7 gusht 2009 ju dhatë përgjigjen më vrasëse të mundshme, me praglirimin e Dritan Dajtit…

    Ka ende kohë… Mbrojini sa janë gjallë për të mos u përmalluar para kamerave kur hataja t’i vrasë…

  6. Kemi te bejme me bande ne pushtet.
    Mos kerkoni pergjegjshmeri.
    Nuk kane asnje lidhje me detyrat qe kryejne.

  7. Byroisti I partise I paska mare emrin gazekarit te partise dhe na komenton sikur eshte te partia e tij ne puke,o byroist I partise te shtunen ne proteste leri lepirjen e bythes se saliut dhe luluse se e bere balte fare

    1. O idiot nuk i kam marrë emrin, gazetarit të nderuar Basir Çollaku, por shkrimin e tij e kam marrë nga syri.net(që të dalshin sytë që nuk sheh çfarë po bëhet në vendin tim, jo tënd ku një i çmendur të gjithë po i çmend).

  8. Largohu o qelbes se ndote dynjane,nuk dalin dot ne rruge nga qelbja qe i beni ju me saliun dhe gazekarin e cimit,vazhdo lepirjen o qelbesi i partise,se dicka do fitosh o shpellar Kar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *