• |
ide | kryesore

128 kg drogë në makinë në Igumenicë, kush është shqiptari i arrestuar

Lajme, Të fundit


Një 49-vjeçar shqiptar u arrestua ditën e sotme në Igumenicë me 128 kilogramë marijuanë.

Artan Enver Meleqi u kap sot teksa po udhëtonte në kufirin shqiptaro-grek me një makinë të mbushur me drogë.

Ndalimi i shqiptarit u bë në rrugën periferike Agia Nikola-Filat, në vendin e quajtur Mavroneri, Igumenicë.

Dyshohet se makina ishte ngarkuar me drogë në kufirin e gjelbër, ndërsa policia gjeti brenda tij dhe sekuestroi 127 kg e 900 gram marijuane, 350 euro dhe 1 celular. Kujtojmë që prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 1 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *