• |
ide | kryesore

Biznesmenit në Elbasan i djegin makinën për herë të dytë

Lajme, Të fundit


Një makinë është djegur orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit.

Pronari i automjetit (me inicialet E.Zh) është një biznesmen i njohur kryesisht në fushën e ndërtimeve.

Ai e ka konstatuar makinën e djegur në mëngjes, teksa e kishte lënë të parkuar gjatë natës pranë banesës së tij në lagjen “Aqif Pasha”.

Fuoristrada tip Benz me targë AA 009 P.V është djegur plotësisht nga zjarri i vënë.

Kjo është hera e dytë që biznesmenit i djegin makinën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *