• |
ide | kryesore

Dyshohet për vrasjen e biznesmenit grek, shqiptari arrestohet në Belgjikë

Lajme, Të fundit


I arrestuari në Belgjikë për vjedhje dhe vrasjen e biznesmenit grek Aleksandros Stamatiadis identifikohet si biznesmeni Genc Pepa.

Pepa jetonte prej vitesh në Greqi dhe zyrtarisht aktivizohej si organizator koncertesh me këngëtarë shqiptarë për emigrantët.

Pas vjedhjes së përgjakshme të 2 prillit 2018, ku humbi jetën biznesmeni 52-vjeçar grek Stamatiadis, Genc Pepa dhe anëtarë të tjerë u larguan jashtë Greqisë. Operacioni për arrestimin e tyre u titullua “Derri i egër” dhe ka qenë pikërisht dobësia e Pepas për gjuetinë e derrave të egër dhe fotot në “Facebook” që kanë lehtësuar punën e policisë për identifikimin e tij dhe të bandës së hajdutëve.

Këto ditë pritet ekstradimi nga Brukseli në Athinë dhe identifikimi zyrtar me dëshminë e një tjetër familje greke që ra pre e hajdutëve po në 2 prill 2018. Policia greke sot bën të ditur se kanë rënë në gjurmët e dy të kërkuarve të tjerë në Belgjikë dhe se arrestimi i tyre është çështje orësh.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *