• |
ide | kryesore

Hetimet për 1.2 ton kanabis që u kap në Kapshticë, dyshohet se do të këmbehej me heroinë në Turqi

Lajme, Të fundit


Kanabis i sekuestruar mbrëmjen e mërkurë në Kapshticë, do të shkëmbehej me drogë të fortë në Turqi. Kështu besojnë specialistët e Antidrogës të cilat kanë zbuluar një trend të ri të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria. Sasia prej 1.2 ton kanabis u sekuestrua nga policia kufitare e Kapshticës. Ajo u zbulua në dy kamionë mallrash, që udhëtonin drejt Greqisë.

Informacionet e policisë për transportin e ngarkesës me drogë rezultuan të sakta, duke sjellë sekuestrimin e sasisë më të madhe të drogës gjatë viteve të fundit në këtë pikë doganore dhe çuan në pranga shoferin e kamionit dhe shoqëruesin e tij.

Procesi i skanimit dhe kontrolli me qen antidrogë, për kamionët me targa AA 874 UZ dhe AA 701 XO, zbuloi lëndën narkotike, e cila ishte e ambalazhuar dhe fshehur në thasë. Zyrtarisht policia pranon se janë ndaluar dy drejtuesit e automjeteve, Zija Hidri dhe Ardian Sako, ndërsa priten arrestime të tjera.

Pas bllokimit të sasisë prej 1074 kg canabis, agjentët e antidrogës vijuan kontrollin edhe tek një tjetër kamion, që gjithashtu udhëtonte drejt Greqisë, por që rezultoi i pastër. Kamioni ku u gjet droga ishte nisur nga Tirana dhe kishte si destinacion përfundimtar Turqinë.

Por vazhdojnë hetimet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në tentativën e trafikimit të ngarkesës me drogë.


2 Comments

  1. Bravo drogemeneve,,,,,,Sa policia na u levdua se ka ulur kontrabanden e kanabisit, na dalin tonelate qe kapen. A doni me per Belulin? U kap, por auto levdatat sikur po ua ulin shume moralin e se vertetes.

  2. JU NUK KENI NXJERRE SESA KILE JANE KAPUR DITKENI SE CDO BEHEJ? POLICI DILETANTESH E MBUSHUR ME IDIOT ME TESER PARTIE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *