• |
ide | kryesore

Kjo është gruaja e masakruar në periferi të Tiranës. Kunati dyshohet si autori i krimit (FOTO)

Lajme, Të fundit


Lapsi.al siguron foton e gruas së vrarë në periferi të Tiranës. Ndërkohë që për ngjarjen e rëndë kanë dalë edhe detaje të tjera. 49-vjeçarja Lirie Xhepa u gjet e dhunuar dhe me 3 plumba në trup. I dyshuar për vrasjen është kunati i 49-vjeçares, Dashamir Xhepa, i cili është shpallur në kërkim policor.

Gjatë kontrollit në banesë, policia nuk e ka gjetur aty kunatin e viktimës. Policia po heton në disa pista, ku nuk përjashtohet edhe një lidhje intime mes viktimës dhe kunatit të saj që dyshohet se ka kryer vrasjen.

49-vjeçarja ishte larguar nga banesa që në mbrëmje pa lenë adresë. Pasi nuk ishte kthyer deri në mëngjes, djemtë e saj shkuan në komisariatin nr.6 për të denoncuar zhdukjen dhe aty morën edhe lajmin se nëna e tyre ishte ekzekutuar.

Trupi i viktimës është gjetur përmbys dhe e veshur lehtë, jo me xhup. Mësohet se gruaja ishte e martuar dhe banonte pranë zonës ku u gjet e vrarë dhe e hedhur në ferra. Banorët thonë se kanë parë njerëz me makinë në këtë zonë.
Duhen analiza të posaçme për të përcaktuar orën e vdekjes, por sipas informacioneve të grupit hetimor, gruaja është vrarë brenda 24 orëve të fundit.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *