• |
ide | kryesore

Një grua gjendet e pajetë në liqenin e Sharrës, dyshohet për vrasje me mjete të forta

Lajme, Të fundit


Një grua është gjetur e vrarë në liqenin e Sharrës. Dyshohet të jetë goditur me mjete të forta.

Në pjesën e kokës të viktimës janë konstatuar shenja dhune të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga goditja me mjete të forta.

Pas këqyrjes se trupit të saj janë gjetur edhe 3 plagë plumbi, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga goditja 3 herë me armë zjarri.

Kanë qenë kalimtarët ata që kanë njoftuar policinë pasi kanë gjetur pranë një ferre trupin e pajetë të 45-vjeçares.

“Rreth orës 08:18, pranë liqenit të Sharrës është gjetur një trup i pajetë, i gjinisë femër, e moshës rreth 40-45 vjeçe. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e trupit të pajetë”- thuhet në njoftimin e policisë.

 

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *