• |
ide | kryesore

Protesta e opozitës, thirrje nga ambasada amerikane: Dhuna është e papranueshme!

Lajme, Të fundit


Ambasada amerikane në Tiranë reagon përmes një deklarate dy ditë para protestës së opozitës para Kryeministrisë. Në një postim të shkurtër në Facebook, thuhet se protesta për ndryshime pozitive ka edhe në SHBA, por këshillohen qytetarët dhe politikanët shqiptarë të mos përdorin dhunën.

Deklarata e plotë

E drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar për ndryshim pozitiv janë simbole të një shoqërie demokratike të lirë dhe të shëndetshme. Është një e drejtë që ushtrohet shpesh në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, kjo e drejtë duhet ushtruar paqësisht. Dhuna kundër njerëzve ose pronës është e papranueshme. Ne iu bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në protestën e së shtunës, dhe të gjithë udhëheqësve politikë shqiptarë, të refuzojnë dhunën dhe të sigurohen që protestat të zhvillohen paqësisht dhe në mënyrë konstruktive.


6 Comments

  1. O komunistët e lapsit ideja kryesore e deklaratës është:

    “E drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar për ndryshim pozitiv janë simbole të një shoqërie demokratike të lirë dhe të shëndetshme”.

  2. Kush tha se do kete dhune?
    Edhe po’ hyri ndonje provokator
    P er te bere ndonje trazire do haje hu si gomari ne duhannga demostruesit.

  3. Eshte e drejta demokratike qe opozitat e te pa kenaqurit ndaj pushtetit te tyre te protestohet ne kerkim te te drejtave te dhunuara nga qeveri gjysem demokratike, apo tranzitore, si kjo qeveria jone, pa ia permendur permbajtjen e isheve, e trashegimetareve te komunizmit qe sot na hiqen si luftetare gjoja per demokracine, por te deformuar, e shfrytezuar. Ambasada Amaerikane nuk i thote opozites, apo protestueseve per perdorim te dhunes, sepse ate q e ka ne dore dhunen , jane pushteti, e keshilla eshte per kete pushtet arrogant qe ne menyra te fshehta e tinezare, pergatit e parapregatit opinione per dhune, qe neser ta kete doren e lire ne veprimet e saja anti ligjore e demokratike, qe te shpartalloi me forcen e dhune s protestenProtesta do behet ne tere format e kerkesat demokratike e te mos provokohet, se cdo provokinm, ka kunder veprim. Andaj gazetaret, e komentuesit duhet te vezhgojne manovrat, e lojrat politike te pushtetit ne provokim.

  4. Vetem kur thote ambasada qe duhet dhune atehere dhuna eshte e ligjshme.ju qifsha ameriken o budallenj neve keta po na shtypin e po na poshterojne u dashka dhe ti gjuajme me pambuk.te shtune duhet djegur kryeministria,keta le te hane mut kot.ka vajtur thika ne palce

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *