• |
ide | kryesore

Shkodër, 21-vjeçarja i jep fund jetës duke u hedhur nga ura

Lajme


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Stajka të Shkodrës, ku një 21-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ura.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Spatharit”, ku 21-vjeçarja, identiteti i të cilës nuk bëhet ende i ditur, pasi ka pirë disa medikamente, është hedhur nga ura duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se e ndjera ishte e divorcuar, ndërsa nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë drejt këtij akti tragjik.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *