• |
ide | kryesore

Vrasje për Shën Valentin? Policia jep detaje për krimin e rëndë

Lajme, Të fundit


Policia ka identifikuar gruan, e cila mëngjesin e kësaj të enjteje u gjet e pajetë pranë liqenit të Sharrës.

Bëhet fjalë për një 49-vjeçare, për të cilën policia jep vetëm inicialet, L. Xh.

Po sipas Policisë së Tiranës, gruaja është vrarë me armë zjarri dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

‘Nga këqyrjet në trup rezulton se shtetasja L. Xh., është qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit’, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë së Tiranës.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *