• |
ide | kryesore

13 vjedhje në rrjetin e ndriçimit në Vlorë, 3 në pranga

Lajme, Të fundit


Policia e Vlorës ka zbuluar autorët e 13 vjedhjeve të ndodhura në rrjetin e ndriçimit rrugor në qytetin e Vlorës por jo vetëm.

Nisur nga shqetësimet e banorëve në lidhje me vjedhjet e ndodhura në sistemin e ndriçimit të qytetit, policia arrestoi shtetasin L.V., 41 vjeç, proceduai në gjendje të lirë 36 vjeçarin Z.V. për shkak të problemeve shëndetësore, si dhe shpalli në kërkim shtetasin M.M., 43 vjeç, i dyshuar si bashkëautor.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas dyshohet të jenë autorë të 13 vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Vlorës, kryesisht në sistemin elektrik dhe hidraulik të qytetit të Vlorës (kabull elektrik, materiale ndërtimore, llampa etj). Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të tyre.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *