• |
ide | kryesore

Basha: Nesër shqiptarët të bashkuar në Tiranë, përpjekjet e Ramës…

Lajme, Të fundit


Lulzim Basha thotë se shqiptarët do të vijnë të bashkuar në Tiranë ditën e nesërme.

Pas deklaratës së policisë se në protestë do ketë elementë të dhunshëm, kryedemokrati fajëson qeverinë për çdo pengesë.

Basha shkruan në Facebook se përgjegjësia për cdo pengesë që i bëhet të drejtës së shqiptarëve për të protestuar do bjerë e gjitha mbi qeverinë Rama.

“Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar!” – shkruan Basha.

POSTIMI

Shqiptarët do të vijnë të bashkuar dhe të vendosur nesër në Tiranë! 16 shkurti është dita kur një popull që është vjedhur, është tradhëtuar, është poshtëruar nga një klikë që e varfëron përditë, ngrihet të marre në dorë fatet e tij si cdo popull Europian.

Në Europë ku duam të shkojmë, kur qeveria kapet duke vjedhur, ndëshkohet qeveria, ikin hajdutët në burg! Nuk vuan populli!

Përgjegjësia për cdo pengesë që i bëhet të drejtës së shqiptarëve për të protestuar kundër pushtetit të vjedhur me votat e krimit do bjerë e gjitha mbi këtë qeveri hajdute dhe kryehajdutin e saj! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar!


7 Comments

  1. LULUSH neser protesto mos bej rremuj,duke thyer xhama e djegur Kazan…..Ndiq udhezimet e Berishes dhe te nderkombetareve.

  2. Lulzim ose Ximi, dy gjona duhet te besh sot, n q se do qe te dalim ne proteste :
    e para, deklaro qe nuk keni lidhje apo koalicion me hajdutet e LSI – se
    e dyta, demasko hapur dhe ne menyre bindese, skandalin e DH apo Gener 2 te unaza e re , por jo larg dhe rretheqark por direkt, pra, vepro ose mos u lodh kot…

  3. Lutu qe te vijne te pakten antaret e partise qe jane 90 000 dhe me kaq ti do ti tregosh partise qe je i zoti,per popullin kerko falje per gerdecin rr kombit 21 janarin kjo eshte minimale

  4. Dmth. Nese neser mua ma jep truri te thyej te djeg te dhunoj çfar te me dale perpara jam i justifikuar???? Se me demek jam i inatosur me qeverin…. DHE NESER PO, POOO ERDHE TI NE PUSHTET, MUA DO ME PLOTESOHEN TE GJITHA DHE DO JETOJ I LUMTUR?? aman na thuaj, qe te bej namin neser qe te vish ti o lule sa me pare.

  5. Keta, qe kane komentuar qenkan as me shume e as me pak, tentakula te pushtetareve, apo tet te afermeve, qe bejne dizinformim qe me qellim te dekurajojne protestuesit. Por, ata qe kane frike, e qe marrin ne konsiderate tere analogjite e qeverise se mashtrimit, jane vetse sherbetoret, e gangsteret bandite qe ku psikopat i ka kompromentuar, por nuk keni, e ku ta luani bishtin, se goja ju eshte mekur, se nuk e mbroni dot me hajnine e ketij pushteti. Ata, qe do jua tregojne vendin ju, ve,,,dhe banditeve qeveritare e tufes se qelbesirave, neser eshte populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *