• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Ramës më shumë i dhimbset neoni te Kryeministria sesa shqiptarët

Lajme, Të fundit


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar këtë të premte një takim me strukturat e LSI-së në njësinë nr.11 të Tiranës, disa orë përpara protestës së ditës së nesërme në bulevardin përballë kryeministrisë.
Kryemadhi u shpreh se Rama ka më shumë përzemër veprën artistike që është varur në hyrje të godinës së kryeministrisë sesa vetë shqiptarët. Kryetarja e LSI-së shtoi se nëse për Ramën Shqipëria është një kolibe qensh, është ndryshe ajo çka mendojnë shqiptarët për vendin e tyre i cili sipas saj ka rrëshkqitur plotësisht për faj të kryeministrit.

“E keni parë si e ka rrethuar veprën e tij artistike si të ishte në diskotekë? Sikur të kujdesej për shqiptarët aq sa është kujdesur për dekorin e kryeministrisë do të ishim shumë të lumtur. Më shumë i dhimbset neoni se sa shqiptarët, minatorët, të rinjtë… Ai njeri ka ikur që dje, por ikja e tij nuk mund të mbajë peng të ardhmen e shqiptarëve. Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve. Për Ramën mund të jetë kolibe qensh, por ne këtu do të ndërtojmë të ardhmen tonë, vend më të bukur nuk ka”, u shpreh Kryemadhi.


6 Comments

  1. aty rzan kokainen edvin qelbesira me leshin lleshi.vetem kryeministri ajo nuk mind te jet,shtepi publike per üedera si rama po.

  2. Te lumte moj Monike , te lumte qe po ja mbledh dhe rames edhe Likes , por a nuk me thua me wc e maces cfare bere ?
    E mban mend sa me mburrje na dhe lajmin qe ne vilen e bere me djersen e “ballit” ne gjirin e lalezit kishe ndertuar 11 tualete ku njeren e kishe per macken.

  3. O buce si nuk te vjen turp qe flet keshtu,familja jote eshte ndertuar vetem nga e vjedhura dhe mashtrimi,me turp eshte me Shkullakun qe merret me ty.Per LSI vetem Meta eshte dhe President,edhe burri i nates te Monikes edhe kryetar i opozites.Flini ne nje keshtjelle qe kur nje i huaj e pa tha vetem miliardieret kane nga keto keshtjella.Ik,ik turp.

  4. Ne komente ka te verteta se jane bere me llafe, apo me para te vjedhura. kjo edhe egzistoi, por keta te huajt, xhanem, si nuk paskan pare sarain e Surrelit, apo shtepite ne golem, e durres te ketij KM, apo ato 200,000000 eurot qe i a tha perfaqesuesi i OSBESe per kete hajdutin aktual te qeverise qe para kater vjetesh, po ato qe ka vjedhur me keto qe i kane dale se fundemi>? Ore, sulmues te sektit, nese do ish kaqe i
    ndershem ky mafiz KM, duhej te pranonte vetingun e politikaneve, qe te na dilte i paster, por nuk desh ta pranoi ate veting, si per vehte, ashtu esdhe per rrethuesit e tije, se do u dilte boja, qe ky na e paska qejf. Mos i besoni kapo bandes qe keni ne krye, sepse ai eshte banditi me i madh ne krye te qeverive qe kane qene der me tani. Testin per droge nuk e pranoi, viziten per test mendor nuk e pranoi, edhe vetingun nuk e pranoi,,,,pra,, kush eshte uzurpatori qe ka rrembyer qeverine e zagareve rilindas? RAMA, dhe vetem ky.—

  5. Gjithë të këqiat mund të ketë, por bashkëshortit tat ja hoqi atë “maskën e dyfytyrësisë/qetësisë”, e turpëroi pak. Tani e Edin si një kone e bindur që s’ka nevojë ta lidhin me zinxhir. Ta ka zënë rrota bishtin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *