• |
ide | kryesore

Media të rëndësishme botërore i kushtojnë vemendje incidentit të djeshëm në parlament

Lajme, Të fundit


Incidenti i djeshëm në parlament, ku kryeministri Rama u spërkat me bojë prej deputetit të PD-së Edi Paloka, ka marrë vëmendjen e disa mediave të njohura në botë.

Media e njohur “The Telegraph” e ka cilësuar si foton e ditës, momentin e përlyerjes me bojë të kryeministrit nga zëvendës kryetari i Kuvendit, Paloka.

Reagimi i Palokës erdhi pas një debati të nxehtë që po bëhej në Parlament, kanë shkruar më tej mediat e huaja.

Kujtojmë se ditën e djeshme në Parlament, gjatë seancës që po mbahej për votimin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, deputeti i PD, Paloka, hodhi bojë mbi Kryeministrin. Ky veprim erdhi pas replikës që Rama po bënte pas fjalës së kreut të PD-së, Basha.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *