• |
ide | kryesore

Policia shoqëron njërin prej gjyqtarëve që zbuti dënimin e Dritan Dajtit

Lajme, Të fundit


Pas kontrolleve blic të mëngjesit të sotëm në banesat e tre gjyqtarëvve që dhanë gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin, Policia e Shtetit ka  shoqëruar njërin prej tyre,  Skënder Daminin. Gjyqtarit iu gjetën armë dhe municione ushtarake pa leje.

“Forcat e shumta të policisë kanë zbarkuar në shtëpinë e gjyqtarit  Skënder Damini. Bëhet fjalë për 5 banesa të kontrolluara në Sarandë dhe Vlorë. Konfirmohet fakti që  është shoqëruar njëri nga gjyqtarët, për faktin se gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur një armë pa leje”, njofton gazetarja Klodiana Lala.

Lajmi në përditësim… 


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *