• |
ide | kryesore

Shoqërimi i gjyqtarit, vjen reagimi i Policisë së Shtetit

Lajme, Të fundit


Policia e Shtetit ka reaguar pak orë pas nisjes se operacionit të kontrollit të nisur në banesat e tre gjyqtarëve që shpëtuan Dritan Dajtin nga burgu përjetë, duke pranuar gjykimin e shkurtuar që e lë atë me 25 vite dënim.

Policia ben me dije se “operacioni policor vazhdon edhe në këto momente, por mund të konfirmojmë se deri tani janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera, të cilat do të administrohen nga organet ligjzbatuese”.  

Reagimi i Policisë 

Duke iu përgjigjur interesimit shumë të madh të medias, Policia e Shtetit konfirmon aksionin e ndërmarrë nga forcat speciale, në zbatim të urdhrit nr. 89, datë 14 shkurt 2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për të ushtruar kontroll në banesat e tre gjyqtarëve, të cilët zbutën dënimin e Dritan Dajtit.

Operacioni policor vazhdon edhe në këto momente, por mund të konfirmojmë se deri tani janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera, të cilat do të administrohen nga organet ligjzbatuese.

Në përfundim të operacionit, Policia e Shtetit do të ketë një komunikim të veçantë me median dhe publikun.

Shoqerimi i gjyqtarit Damini

Damini është shoqeruar në policinë e Tiranë me urdhër të Prokurorisë, por avokati i tij mbrojës thotë se nuk ka asnjë urdhër ndalimi ndaj klientit te tij.

Mësohet se gjatë kontrollit në banesë atij i është gjetur arme pa leje.

Pyetur nga mediat, vete gjyqtari Skender Damini nuk ka pranuar të japë asnjë koment për gazetarët të cilët ndodheshin pranë banesës së tij.

Kërkesa per kontroll është bërë nga Krimet e Rënda, pas dyshimeve për korrupsion, por ende nuk ka një konfirmim nëse është shënuar një procedim penal për rastin.

Kontrolli i banesave ka nisur në orën 7 të mëngjesit të sotëm, njëkohësisht në në banesat e 3 gjyqtarëve, gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Skënder Damini, Petrit Aliajn, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Vlorës, dhe Aleks Nikollën gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkodër.


8 Comments

  1. XON o HAJVON-MUT SHTETI.RAMA E PATI SA TE LIROJ DAJTIN EDHE PSE ROSHI E DOSHI PAGUAN GJYGJTARET TA LIROJN DAJTIN NE EMER TE RAMES.TASH JA FUT GJYGJTARIT POR DAJTI ESHT GATI NE LIRI SI TAHIRI,LUL BERISHA ALEKSANDER XHUVANI.GJUGJI DAKO ETJ.

  2. Bythlepires je,neser ne proteste prasin sa me thelle ne byth dhe fluturoni bashke me saliu sa me lart,prasi ju ndihmon o bythelepires

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *