• |
ide | kryesore

“Të dënuar që duan të ushtrojnë dhunë”/ A po përhap policia panik para protestës?

Lajme, Të fundit


24 ore para protestës së paralajmëruar nga opozita e vendit Policia njofton se ka informacione se persona me rekorde kriminale ose të dënuar më parë për krime të rënda janë përgatitur për të ushtruar dhunë në protestë.

Policia sqaron se nuk i ka dhënë leje opozitës të bllokojë disa rrugë të rëndësishme për lëvizjen, duke përmendur dhe përfaqësitë diplomatike, ndërsa iu bën apel qytetarëve që nuk marrin pjesë në protestë të mos lëvizin në vendet ku do zhvillohet protesta.

Deklaratë e Policisë së Shtetit 

Policia e Shtetit është e angazhuar tërësisht për marrjen e masave për mbarëvajtjen e protestës së njoftuar nga subjektet politike të opozitës, për datën 16 shkurt 2019, si një detyrim ligjor dhe i natyrshëm i saj, për mbështetjen e të drejtës së organizmit dhe protestave paqësore të qytetarëve.
Policia e Shtetit është përballur edhe me disa kërkesa të pamundura të Partisë Demokratike, ku njoftohet synimi për të bllokuar rrugë apo mjedise të caktuara, që janë me rëndësi të veçantë për funksionimin normal të jetës publike në kryeqytet, si dhe për veprimtarinë e pacënuar të disa misioneve të huaja diplomatike.

Garantimi i lirisë së veprimtarisë, të lëvizjes dhe të qasjes së papenguar në mjediset e misioneve diplomatike dhe në disa institucione të rëndësishme shtetërore, e bëjnë të pamundur lejimin e protestës së opozitës në rrugën “Ismail Qemali”. Por nga ana e Policisë së Shtetit dhe e autoriteteve vendore policore të Tiranës janë mundësuar mjedise të mjaftueshme si Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, i cili është shfrytëzuar historikisht për qëllime të tilla dhe që ofron hapësira të mjaftueshme edhe për pjesëmarrje masive.

Përveç deklaratave dhe retorikës së ndezur politike dhe thirrjeve për dhunë, të artikuluara nga disa përfaqësues të politikës dhe medias, Policia e Shtetit ka administruar edhe informacione se persona të caktuar, me rekorde kriminale apo të dënuar më parë për vepra të rënda penale, janë përgatitur për të ushtruar dhunë në protestën e datës 16 shkurt 2019, të organizuar nga Partia Demokratike.

Në interes të mbarëvajtjes së protestës dhe të sigurisë së pjesëmarrësve në të, dhe të qytetarëve të tjerë, Policia e Shtetit ri-përsërit thirrjen drejtuar organizatorëve, që të distancohen nga zërat që inkurajojnë dhunë, si dhe nga personat me rekorde të rënda kriminale.

Për qytetarët që nuk janë pjesë e protestës bëhet thirrje që të shmangin sa të jetë e mundur mjediset, ku ajo do të zhvillohet.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve përgjatë kontrolleve të shtuara, që ajo është e detyruar të zhvillojë në disa akse kryesore rrugore dhe në mjedise të tjera me rëndësi, në interes të sigurisë së qytetarëve dhe të vetë protestës.

Ftohen të gjithë qytetarët që kanë informacione me rëndësi, të kontaktojnë në anonimat në numrin e telefonit pa pagesë 112, ose në Komisariatin Dixhital!


8 Comments

  1. Organizatorët e protestës të bëjnë kujdes se nuk është e rastit që kjo qeveri po i liron nga burgjet vrasësit kriminelë.
    Do të fusin ndërmjet protestuesve banditët e liruar nga burgjet, që mund të provokojne ngjarje të dhunëshme, për të kaluar policia në veprime të dhunëshme.

  2. Bllokohen dy arteriet qe lidhin Tiranen me veriun e Shqiperise, perhapet panik ne njerez qe kriminelet qe sulmuan policine e shtetit me 21 janar do vine prape ne Tirane, nuk lejohet te protestohet ne disa rruge dhe qershia mbi torte, KM njelloj si “Vullnetaret e Enverit” dikur, ia mbath ne Vlore per te bere meting… Hajde e merre vesh se ne cfare paniku eshte qeveria. Me siguri vetem Spiropali dhe Balla mund ta zgjidhin kete problem

  3. Se eshte e vertet prandaj edhe Ambasada Amerikane ne Tirane keshillone njerezit e vet qe te mos i afrohen tumes se kriminelave te nxitur nga Sala te kryejne akte dhune.

  4. Saliu ka muaj qe punon me bandat e skiftereve lac mamurras milot fushe kruje kukes kreret kulici,breshani i kane bere stervitje ne fshatrat e lures,keta kane mare detyrat,zbarkimi i tyre ne tirane fillon sot ne darke me autobuze te linjes,ky eshte saliu o shpellare,per te shpetuar bythen e vet ju perdor ju si skllever,zeni dhe armina po shijojne plazhet e botes,luli paguan 40000 euro ne vit per vajzen ne hollande

    1. KOHA E SALES KA IK . MIREJ AI TE VRISTE PO KY PALLA QE TE VJEDH TE PERDHUNIN DHE TE RRAS NE BURG?? EDHE NJE DICKA TJETER, KURDISE OREN KA 6 VJET QE TE KA NGEL .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *