• |
ide | kryesore

(VIDEO) Forcat speciale në banesat e gjyqtarëve që zbutën dënimin e Dajtit

Lajme, Të fundit


Në banesat e tre gjyqtarëve që zbutën dënimin për Dritan Dajtin janë kryer kontroll nga forcat speciale të policisë pas lëshimit të urdhrave të kontrollit nga Gjykata. Operacioni po zhvillohet në këto momente në tre qytete të ndryshme.

Sipas policisë, këto kontrolle vijnë pas informacionit se gjyqtarët kanë abuzuar me detyrën dhe kanë dhënë vendim në kundërshtim me ligjin, në favor të Dritan Dajtit. Kështu mësohet se është kontrolluar banesa e gjyqtarit Skënder Damini, në Tiranë dhe banesa në Vlorë pranë “Ujit të Ftohtë”.

Në videon e siguruar nga Lapsi.al më poshtë, forcat speciale të Policisë po ushtrojnë kontroll tek banesa në Vlorë.

Gjithashtu edhe për gjyqtarin Petrit Aliaj, janë kontrolluar banesa e tij në Sarandë dhe banesa në Tiranë.

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda pranoi gjykimin e shkurtuar, për Dajtin, i cili ishte dënuar me burg përjetë duke e dënuar me 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve në gusht të vitit 2009. Procesi ndaj Dajtit zgjati rreth 10 vite, ndërsa në Shkallë të Parë u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2014.

Çështja është gjykuar nga gjyqtarë, të cilët vinin nga Apelet e Rretheve. Dy gjyqtarët e Shkodrës, Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha, kanë votuar pjeserisht kunder vendimit për gjykimin e shkurtuar. Ndërsa tre gjyqtarët e tjerë, Skënder Damiani, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolla, kanë pranuar gjykimin e shkurtuar duke bërë që Dritan Dajti t’i shpëtojë dënimit me burg të përjetshëm.


3 Comments

  1. Shkoni kontrolloni shtepite e saliut dhe shikoni cfare do gjeni,ne vecanti vilen e vicidolit nje baze e vertete armatimi

  2. show -i rradhes

    po pse gjyqtaret koqe jane ?

    Nuk u kontrollua as sajmir tahiri hahahah nga mnistrat me i miri.

    presim turravrapin e fugshpumsa dhe legenave te lalikellires 😀

  3. Policet nuk kane marre parate se ky ja dha shokeve me koncensione. Behet per ti ngritur moralin dhe mos te ikin neser nga rrjeshti. Degjenerate fare je o Rame. Shpresoj shume neser qe policet e ndershem ti bashkohen protestes per koleget e vrare qe Rreforma jote ne Drejtesi i vrau per se dyti si qen rrugesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *