Në fshatin Ferras të Fierit ka ndodhur një grabitje.Të dhënat e policisë tregojnë se vjedhja ka ndodhur paraditen e ditës së djeshme në shtëpinë e shtetasit Namik Hyka.
7 milionë lekë të vjetra, një televizor dhe një kompjuter janë vjedhur prej autorëve.
Sipas konstatimeve të grupit hetimor, dera e shtëpisë ishte shqyer në kohën kur në banesë nuk ndodhej njeri. Banesa ndodhet në katin e tretë të një pallati.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes duke marrë shenjat e gishtave të lëna në banesë nga grabitësi.