Prokurori i Catanzaro-s në Itali, Nicola Gratteri ka folur hapur për bandat shqiptare, të cilave u ka bërë një profil të karakteristikave të tyre kryesore.
Gjatë një leksioni në Universitetin e Kalabrisë, Gratteri është shprehur se mafia shqiptare është e lidhur ngushtësisht me Ndragheta-n dhe po fiton dita ditës terren të konsiderueshëm në Itali.
Dy janë tiparet e mafias shqiptare sipas tij: Forca dhe egërsia.
“Mafia e cila po fiton terren është ajo shqiptare, e fortë e egër dhe aleate thuajse kudo me Ndragheta-n. Por bashkëpunimet janë të vazhdueshme edhe me grupime të tjera kriminale siç e tregon edhe menaxhimi i kokainës së rrugës që kontrollohet nga Ndragheta, mafia nigeriane apo grupet kriminale lokale”, tha prokurori.
Lere se ja paske bere skanerin ti! Eshte edhe mafia maqedonse…
GJITHMONE TE PARET NE TE KEQIJA DHE TE FUNDIT NE TE MIRA