• |
ide | kryesore

Rama: Nuk besoj se opozita do i djegë mandatet, s’ka konsensus

Lajme, Të fundit


Edi Rama ka shprehur mosbesim se opozita do i djegë mandatet, duke e parë të pamundur konsensusin në radhët e PD.

“Organizim për zgjedhjet vendore pavarësisht se çfarë bën opozita. Unë nuk besoj se opozita do gjejë konsensus për të djegur e mandatet. Ne duhet të përmirësohemi. Mes shpifjeve të kundërshtarëve të shohim çfarë nuk shkon me ne”, mësohet të ketë thënë kryeministri.

Ai ka deklaruar se do të vazhohet me turin në të gjithë vendin. “Të përqendrohemi te zgjedhjet. Do të vazhdojë turi në gjithë vendin ‘Bashkia që duam’. Ne do të vazhdojmë të ecim përpara me zgjedhjet lokale dhe organizimin e strukturave tona”, është shprehur Rama, raporton News 24.

Po të njëjtin qëndrim kanë mbajtur dhe deputetët e PS. Ata kanë deklaruar se parlamenti është legjitim edhe pa opozitën. “Është një vendim që i takon opozitës! Parlamenti është legjitim edhe pa opozitën. Parlamenti është në funksion të plotë dhe legjitim”, kanë thënë për mediat deputetët e PS para nisjes së mbledhjes së grupit.


3 Comments

  1. Gomorbuzebardhi me boje….

    E pate dje ne Prishtine?!
    NJI Bajge bishtndershalse…

  2. sekti i keq vetem infeksione keni sjell popullit shqiptar ju rilindasit e bythes ju pa fe ide atedhe ………………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *