• |
ide | kryesore

Protesta e opozitës, tel me gjemba pranë Parlamentit

Lajme, Të fundit


Policia dhe Garda kanë marrë masa për mbarëvajtjen e protestës. Por pranë ambienteve të Kuvendit është vënë re një del me gjemba. Ky tel me gjemba do të përdoret nëse do të ketë tentativë të protestuesve për të thyer kordonin e policisë.

Ndërkohë Policia e Shtetit bëri me dije se gjatë protestës së ditës së enjte, ka të dhëna për nxitje dhune dhe organizime me natyrë kriminale.

“Nga informacionet e mbledhura nga shërbimet përkatëse, ka të dhëna për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale. Synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit, duke ushtruar dhunë mbi personelin që ka detyrimin ligjor të sigurojë mbrojtjen e institucionit themelor të demokracisë”, thuhet në reagim.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *