• |
ide | kryesore

Kriza politike, Rama: Zgjedhjet në qershor, por dora e dialogut është e shtrirë

Lajme, Të fundit


Në kohën që Parlamenti ka mbetur pa opozitë, kryeministri Rama ka zgjedhur të komunikojë drejtpërdrejt me qëytetarët përmes rrjeteve sociale, veprimin e opozitarëve për të djegur mandatet. Ai tha se opozita ka vepruar në këtë mënyrë për interest vetjake, pork jo shtoi ai duhet të sjellë reflektim të thellë, që për secilin duhet të nisë nga vetja.

“Kanë interesa partiake që synojnë përcarjen e zgjedhjeve. Duhet të përpiqemi, të shohim sa më qartë dhe të refletojmë sa më thellë, duke nisur nga vetja pastaj duke parë rreth e rrotull. Opozita ka konsumuar një akt të panjohur të vendeve me zgjedhje që nga demokracitë perëndimore deri tek regjimet hibride. Po e nis nga vetja, jam zgjedhur kryeminsitër i Shqipërisë 2 herë pas zgjedhjeve nën një qeveri të përbashkët me opozitën ju dhamë të gjitha portofolet që kërkoi”,- tha Rama.

Pavarësisht se opozita la mandatet, kryeminsitri i vendit Edi Rama la të kuptohet se e vetmja rrugë bashkëpunimi me ta është ulja në një tryezë dialogu dhe jo zgjedhjet e parakoshme e qeveria tranzitore e kërkuar nga opozita. Ai tha se qeveria tashmë do shërbejë me më shumë përulësi, ndërsa ka moto bashkëpunimin.

“Zgjedhjt do jenë në qershor dhe në vitin 2021. Qasja dhe ndërveprim i ynë me demokratët nuk do mungojë, dora e dialogut për opozitën do jetë e shtrirë. Jeta e tyre parlamentare mbaroi për këtë legjislaturë, por jeta e tyre politike vazhdon. Ne do shërbejmë me përulësi ndaj njerëzve të këtij vendi. Ata që ikën do bëjnë çmos të përçajnë më shumë, ne që jemi këtu do bëjmë të pamundurën të bashkojmë më shumë”,- tha kryeministri.


6 Comments

  1. Hajde gazetari qe po beni. Diskutoni precedentin e krijuar nga majmunet tane te opozites. Te prishesh ADN e demokracise te krijuar prej qindra vjetesh nga perendimi ose duhet te jesh shume idiot ose duhet te jesh jashtetokesor.

  2. O Zot! Cfare komentesh. As emrin nuk e tregojne se jane te frikesuar. Cdo veprim ka edhe kunderveprim. Ky eshte ligji i balances se energjise.
    Me vjen shume keq per ata qe nuk e kuptojne apo nuk duan te kuptojne se Qeveri me vota te vjedhura, korrupsion dhe pislleqe pa mbarim ne cdo fushe nuk e con gjate.
    Rama eshte azmatik dhe sa here qe eshte ne siklet as pompa nuk i ben derman. Le te vazhdoje pikturat ne burg se ndoshta permiresohet…

  3. Rama me dashje ka bere nje katraure ne kete vend. Tashme cdo gje i ka dale jashte kontrollit, dhe ky kryeminister ka kapitulluar ne lufte mdaj krimit. Kanabizimi i gjithe territorit, i cili mgjse ne sy te te gjitheve , mohohej cuditerisht nga kjo qeveri, solli ne duart e krimit te organizuar dhe pushtetareve e ardhura cash ne nje sasi te frikshme,( thuhet qindra milion euro).
    Ky eshte nje nga demet me te medha qe ju be ketij vendi, me dashje nga ky kryeminister i papergjegjshem. Nese keto kapitale futen ne loje, ne favor te nje partie politike, zgjedhjet jane lehtesisht te marre , per rrjedhoje dhe pushteti. Tema se ne shqiperi nuk mund te behen zgjedhje, sot eshte me e besueshme se kurre. Arkitekti i kesaj gjendje eshte vetem Rama, i cili sot duhet te mbaj pergjegjesi.

  4. Rama nuk mund te jete dhe nuk duhet te jete me kryeminister i ketij vendi. Kjo eshte e qarte tashme. Per 1000 arsye , ky njeri duhet zhveshur nga pushteti, dhe te hetohet bashke me gjithe bashkepunetoret e tij.
    Eshte rrezik kombetar, me papergjegjshmerine e tij, dhe si i tille duhet te trajtohet.

  5. Ta quash demokraci kete pushtet qe i ka shkelur tere normat demokratike me veset e poshtra te mafies e banditizmit, kur opoziten e injoron, e ofendon, nuk i pranon asnje amendament, nuk i pranon asnje denoncim, e kur nje i cmendur, qe ne fillim te ligjestratures, theshte’ ketu jemi pa opzite, e duke i quajtur pula e ku di une, ketu s’flitet me per demokraci. Komentuesi i pare, Ipaemer, si filozof i dinakerise, me pare te na shpjegoi se si rrespektohet demokracia, pastaj te hidhet ne sulm me ate qe thote se kjo nuk ka bere vaki, sepse edhe keshtu sic e kemi demokracine e vjedhur nga bandat e kriminelet qe gjoja duan, apo shtiren per demokraci, kurre mos e pacim. Prandaj, shporrija e dhunueseve e vjedhesve te demokracise eshte sot e domosdoshme per nje demokraci dinjitoze reale europiane e kontrolluar nga populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *