• |
ide | kryesore

Protesta LIVE/ Deputetët dorëzojnë me radhë mandatet

Lajme


Mijëra qytetarë janë mbledhur para tek Parlamenti duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama në këtë protestë të thirrur nga opozita e bashkuar.

Protestuesve së fundmi iu janë bashkuar liderët e opozitës, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi.

Deputetët po flasin njëri pas tjetrit duke dorëzuar mandatet e tyre publikisht.

Ervin Salianji: Më datë 16 dëgjuam zërin e qytetarëve. Sot mandati im, mandati i Ervin Salianjit iu takon juve, fitore!
Nora Malaj: Mandati im për të gjitha gratë dhe vajzat që e duan Shqipërinë e lirë.
Luan Baçi: Mandati im është i juaji. Të gjithë bashkë “Rama ik!”.
Gent Strazimiri: Përshëndetje njerëz të lirë. Si sot 28 vjet më parë Gramoz Ruçi bëri veprimin e parë si ministër i brendshëm i diktaturës. Sot pas 28 vitesh kryetari i parlamentit rrethon me tela me gjemba parlamentin sepse ka frikë nga populli.
Kejdi Mehmetaj: Mandati i deputetes nuk është i imi, mandati është i juaji, është i të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë. Ta bëjmë Shqipërinë shtëpine tonë!

Ndryshe nga protesta e 16 shkurtit para kryeministrisë, policia ka forcuar radhët e saj. Janë 7 kordonë policësh para parlamentit. Mësohet se efektivët e FNSH-ve janë vendosur pas tre kordonëve së policisë së rendit dhe 3 kordonëve të forcave Shqiponja. Ndërkohë protestuesit janë mbledhur para parlamentit. Opozita e Bashkuar proteston sërish sot, por tubimi do të mbahet para parlamentit.

1200 forca policie do të jenë në terren për të ruajtur rendin dhe qetësinë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë në oborrin e parlamentit, ndërsa garda do të qëndrojë brenda parlamentit dhe në tarracë. Parlamenti është rrethuar nga telat me gjemba.

Një tjetër detaj është dhe saldimi i derës që lidh selinë e PD-së me parlamentin. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për News 24 se ka masa të forta të policisë në çdo zonë përreth parlamentit. Sipas saj, ka dhe shumë forca të hetimit të krimit, agjentë të antiterrorit dhe efektivë civilë që do të monitorojnë protestën apo persona me rrezikshmëri.

Ditën e djeshme policia e Shtetit deklaroi se ka informacione për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale dhe se synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit. Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për të mos pasur dhunë. Mëngjesin e sotëm pati reagime edhe nga ambasada amerikane, edhe nga drejtues të lartë të Bashimit Europian, si Federica Mogherini dhe Johhanes Hahn, të cilët kërkojnë një protestë të qetë.


4 Comments

  1. Gruevski i vogel shko brenda ne kuvend po ke byth,mandateve vendosini daten,te pakten behu serioz,sot shkoni ne kqz dhe behuni burra,ta gezoni dhe aqifin e camevee mbas kraheve e ke o lul,kur di filloni shpellare te sulmoni urdherin per sulm ja u ka dhene saliu

  2. Rama eshte frikacaku me i madh nga politikanet e pas 1991. Nuk ka ndonje veper prej burri te dheut apo burri te shtetit as fare.
    Por Rama ka frike se do humbase pushtetin. FRIKA ME E MADHE E TIJ.

    Ndersa shqiptaret kane frike nga pasiguria e jetes ne kete vend ne cdo aspekt te saj.

    Shqiptaret kane frike te semuren se mjeku i lagjes eshte i paafte dhe i futur nga partia, kane frike te shkojne ne spital sepse nuk ka mjeke e as kushte
    Shqiptaret kane frike te hane se nuk dine ca hane, kofshat e Brazilit apo domatet me hormone, qumeshti apo kosi, dhe mbi te gjitha buka si ushqimi kryesor .
    Kane frike te cojen femijet ne shkolle se ne vend te mesojne do cmesohen , me mesues te painteresuar per edukim dhe arsimim por thjesht per fasade dhe show.Kavaja flet vete

    Kane frike ti cojne neper kopshte se ska higjene e kushte dhe ka ca edukatore si Shehapi qe rrahin femijet 3 vjecar dhe nuk i hyn gjemb ne kembe.

    Kane frike se po te shkojne ne polici se do u dali krimineli perpara me pistolete ne dore bashke me kryeratin e grupit parlamentar te mazhorances

    Kane frike se tutoret dhe kriminilet jane ne parlament, ministri, bashki e gjithandej ne institucionet e shtetit. Kane frike se ministrit te brendshem i perdorin makine per trafik droge, tjetrit minister vellane, dhe i vrasin shoferin.

    Kane frike te hapin biznes sepse e dine qe nuk konkurrojne dot dhe do te goditen nga shteti per te mbushur arken e per ti vjedhur si cdo aset tejter te ketij vendi, psh nafta kromi etj etj

    Kane frike se mbesin pa pune dhe pastaj shteti i pergjysmon asistencen njerezve sepse ngjan keq ne raportet e istatit

    Kane frike te blejne nje prone sepse u del prona me probleme, sipas Artanit te amajve vetem 20% e pronave ne Shqiperi jane pa probleme.

    Kane frike te shkojne ne gjykate sepse e dine qe sdo te marrrin kurre drejtessi nga vetingu – i finacuar nga armiqte e fjales se lire ne emer te fjalese se lire aka SOROS

    Kane frike te shkojne ne prokurori se u del perpara Arta artistaja e te le 30 dite brenda pa arsye thjesht se sdi apo sdo por jo per funksion te ligjit E po aty te del para Donika -jo e skenderbeut- qe thote qe ne shqiperi nuk paguhen taksat. Injoranca ska brire dhe nje shefe e tille tek krimet e renda eshte garanci per kriminelet dhe pasiguri per qytetaret. per zonjen PRELA tvsh eshte 20% e cdo produkti e dashur zonje, dhe, per cdo 1 milion leke te shpenzuar 200 mije shkojne ne xhep te shtetit. TVSH jep 30-40% te buxhetit o Donika Artistja e prokurorise RILINDASE.

    Kane frike te ndertojne shtepite se ste jep njeri leje, kane frike te hapin pus per uje ne toke se duhet 10 milion leke per lejen kur ujin ta jep natyra por ujesjellesin sta nderton shteti.

    Kane frike se i fusin ne burg per nje tjegull, apo per nje cigare hasshash kur shoket e miqte bandite ndertojne ne mes te detit e nuk hyn gje ne kembe dergojne tonelata hashash dhe kapen vetem rojet ose punetoret.

    Shqiptaret kane frike te shkojne ne plazh sepse ska plazh publik por vetem privat e po aty te vine motorri i ujit tek cadra , kane frike sepse plasin ujrat e zeza ne Ksamil e te merr muti dhene. Dhe cuditerisht te ndertuar me parate e BE mbikqyrur nga BE dhe perseri deshtim nga BE

    Kane frike se ambasadorja e BE nuk tha nje fjale per kanbizimin e vendit, nuk tha nje fjale per kriminilazimin e vendit por bleu nje vile tek oligarku i pushtetit per cmimin stratosferik 1.6 milion euro

    Kane frike se ambasadori LU u doli peshkatar qe skapi dot asnje peshk dhe iku te vazhdoje karrieren e tij virtuoze si reformator ne fushen e midhjes e te peshkut ne Kirgizstanin e ndritur. me nje fjale te te marrin nga Saranda e te cojne ne Luf te Pukes.

    Kane frike te shkojne ne arat dhe lendinat shekullore sepse mund tu dale ndonje piste per avion te vegjel ose ndonje fushe e madhe e mbjelle me hashash

    Kane fike te votojne se ste lene te votosh ate qe do ti por te vine te thone na lek per vote voto ose ta hoqa ng puna nga ta mbylla biznesin ta vura gjoben ta hoqa nga shkolla sta dhashe provimin lejen licensen etj et, kane frike te votojne sepse e dine qe vota e tyre numerohet si i do qejfi atyre dhe kane frike te zgjedhin sepse nuk ka zgjedhje

    Shqiptaret kane frike nga shume gjera por ne ndryshim nga kryeministri nuk kane frike te ndryshojne.
    Edhe nëse nuk jane te sigurt për opoziten , shqiptaret jane te sigurt që largimi i RILINDJES BASTARDE TE RAMES nuk është kurrë gjë e keqe.

  3. Ky byroisti i ri i PD mer disa fjale andej kendej dhe i komenton ketu,trute nuk i ke te tuat por te saliut,prandaj ke ngelur ketu ku je,merr veten ne dore o byroist lere partine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *