• |
ide | kryesore

Reagojnë Mogherini dhe Hahn: Pro protestave, kundër dhunës

Lajme, Të fundit


Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogerini dhe komisioneri Johannes Hahn reaguan në një deklaratë të përbashkët duke u shprehur pro protestës por kundër dhunës.

Mogherini dhe Hahn dënojnë çdo akt dhune dhe çdo deklaratë që nxit dhunën nga liderët politikë. Ata bëjnë thirrje për diskutime konstruktive mes qeverisë dhe opozitës.

DEKLARATA E PËRBASHKËT 

Duke pasur parasysh protestat në Shqipëri sot, ne riafirmojmë të drejtën e qytetarëve për t’u angazhuar në demonstrata paqësore si një tipar thelbësor dhe një vlerë thelbësore e demokracisë, por ne fuqimisht denoncojmë çdo retorikë nga udhëheqësit politikë që bëjnë thirrje për dhunë.

Për më tepër, vendimi i opozitës për heqjen dorë nga mandatet e tyre pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri. Parlamenti është vendi ku reformat dhe zhvillimet përkatëse duhet të diskutohen dhe të zhvillohen, e jo të bojkotohen.
Këto vendime dhe akte janë kundërproduktive, shkojnë kundër zgjedhjes demokratike të shtetasve shqiptarë dhe minojnë progresin që vendi ka bërë në rrugën e Bashkimit Evropian.
Bashkimi Evropian pret që të gjithë anëtarët e Parlamentit shqiptar të mbrojnë idealet dhe parimet e demokracisë, të vazhdojnë të shërbejnë në Kuvend dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për të shmangur aktet e dhunshme dhe deklaratat nxitëse.
Ne po ashtu presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime konstruktive me qëllim tejkalimin e situatës aktuale politike në të mirë të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.


6 Comments

  1. Mire do ishte te kishit marre dhe Vlahutin. Ajo ligjeron shume bukur.
    Duhet te kishit punuar me kete qeveri o qorra qe mos kishim degraduar deri ketu. Europa e ka pare gjithnje Shqiperine me syrin e njerkes.

  2. Funksionimin e demokracise e pengoni ju dhe Vangjush Dako. U arrestua vetem per 30 minuta. Dhe u hodh si lecke Fatmir Xhafaj. Opozita te kerkoje medoemos hetimin e ketyre palacove

  3. kokaina qfsre nuk te ben,te ben krymb qenefi,te ben bythlepires si rama qe lepin bythen e ter kriminelve.e filloi me ilir met hajnit.

  4. Keta dy mostra qe jane ne foto ku mungon mugerini me duken si derrat qe kam ne shtepi qe hungerojn tan diten por te pakten e kan nji vler .po keta qe kryne ne poste europiane po keta jan si thojn te vjetrit QEN E BIR QENIT.

  5. Boll na cate trapim me lajme se cfare deklarojne keta te shitur. Nuk eshte viti 1991 kur ishim akoma te paditur dhe nuk dinim si funksiononte demokracia ne vendet e tjera. Le te vine keta 2 profesoret te jetojne ne shqiperi me page 30000 mije leke ne muaj dhe ne fund te muajit mos kene leke te paguajne dritat, ujin, shkollen e femijve, dpktoret e keshtu me rradhe per te mos thene qe sdo kene cte cojne ne shtepi per femijte qe te hane dhe pastaj le te vine e te japin mendime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *