• |
ide | kryesore

Banka e Shqipërisë do të fusë në qarkullim monedhën e re

Lajme, Të fundit


Këshilli i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë vendosi në mbledhjen e fundit të miratojë shtypjen e kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor të prerjes 10,000 Lekë, në përputhje me përcaktimet konfigurimin e miratuar tashmë.

Kartëmonedha e re e cila është ka vlerën më të madhe të emëtuar deri më tani do të shërbeje si mjet pagese vetëm në vitin 2020.

Banka e Shqipërisë njoftoi se do të vazhdojë të analizojë strukturën e parasë në qarkullim dhe elementet teknike të dizenjos së kartëmonedhave shqiptare, kryesisht në aspektin e sigurisë. Këto analiza kanë rezultuar në nevojën që ekonomia ka për emetimin e prerjes 10.000 lekë.

Në fund të vitit 2017 Banka e Shqipërisë pati miratuar tematikën që do të pasqyrohet në kartëmonedhën shqiptare me kurs ligjor me vlerë 10000 lekë. Kjo kartëmonedhë do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të “Flamurit Kombëtar”, si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”, që njihet edhe si HIMNI i FLAMURIT “Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir’ e një qëllim”. Krahas kësaj, u miratuan tekstet shoqëruese që lidhen me emrin e bankës, vlerën nominale, si dhe u miratuan përmasat e kartëmonedhës.

Mbajtja e cilësisë së kartëmonedhave në nivele të kënaqshme do të realizohet nëpërmjet zhvillimit të mëtejshëm të proceseve të automatizuara të përpunimit, paketimit dhe shkatërrimit të kartëmonedhave në Qendrën e Cash-it. Në këtë kuadër, synohet zëvendësimi i sistemeve të vjetra të përpunimit me sisteme bashkëkohore të përdorura në bankat qendrore evropiane, si dhe zëvendësimi i sistemit aktual informatik të administrimit të cash-it me një program të ri bashkëkohor.

Banka e Shqipërisë do të rrisë aftësinë e saj në fushën e parandalimit dhe mbrojtjes së monedhave nga falsifikimi. Me përmirësimin e kapaciteteve teknike synohet rritja e kapaciteteve administrative të Qendrës Kombëtare të Analizës. Gjithashtu, do të punohet për rritjen e bashkëpunimit në fushën e falsifikimit, duke formalizuar marrëveshje me autoritetet kombëtare dhe evropiane për këtë qëllim. Në të njëjtën kohë do të punohet për plotësimin e kuadrit ligjor dhe rregullativ sipas kërkesave të legjislacionit të Bashkimit Evropian.

Banka e Shqipërisë do të forcojë praktikat e kontrollit dhe masat e mbrojtjes fizike që garantojnë sigurinë dhe pacenueshmërinë e vlerave monetare që ajo administron, në funksion të emisionit dhe thesarit, në përputhje me praktikat më të mira të fushës. Kjo do të realizohet përmes rishikimit – sa herë që është e nevojshme – të rregullave dhe procedurave të administrimit të vlerave, me qëllim përsosjen e tyre dhe sigurimin e standardeve të cilësisë së parasë në qarkullim, si dhe përmirësimin e mjediseve të depozitimit dhe ruajtjes së tyre./monitor

 


5 Comments

  1. Beni prerje kartmonedhash me vlere me te mbedhaja se ju duhen ketyre llupsave dhe trafikanteve, se me prerje te vogla nuk i numurojne dot nga qe kane bere lek te pa pare ,se populli i shkrete kur shtie ndonje here prerjen dyqind lekshe behet me krahe.

  2. Banka e shqiperise ne radhe te pare , duhet te nxjerre nga qarkullimi 70 % te punonjesve militante partish , injorante dhe te paafte qe ka aty duke fillu qe nga guvernatori dhe me pas te filloj qarkullimin me element te ri, specialiste

  3. Asdrenin…? Po jo more shoku kurvenator duhet të kishit vënë foton e skënderbeut, atij skenderbeut të spirdhopalit sepse aq ja ka ul vlerën sa duhet me ja gjend aurratin aty jo me ja printu. Përveç humorit përse duhet një prerje me e madhe?? ??? Mos të dalë ky kari i bankës e te talli menderen me sebepin ka nevojë biznesi…..

  4. Cdo banke qendrore hedh ne qarkullim kartmonedha ne baze Te nevojave te parase ne qarkullim dhe per kete vendos Keshilli Mbikqyres I BSH. Epo le Te kete edhe Guvernatori firmen e vete ne to. Nuk behet qameti(!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *