• |
ide | kryesore

Djegia e mandateve, reagon CDU-CSU: Minohet prespektiva europiane…

Lajme, Të fundit


Grupi parlamentar gjerman CDU-CSU kanë reaguar me një deklaratë për situatën politike në vend.

Pas djegies së mandateve nga opozita, përmes zëdhënësit të saj Florian Hahn, CDU/CSU deklaron se Shqipëria po humbet besueshmërinë tek miqtë europianë dhe se është në rrezik perspektiva e BE.

“Por deputetët e partive tona partnere në Shqipëri i bëjnë një shërbim të keq (autogol) qëllimit të tyre, nëse nëpërmjet dorëzimit masiv të mandateve do të shkaktojnë një stanjacion politik dhe do të nxisin protesta të dhunshme. Një qëndrim refuzues nuk i shërben as vendit, as qytetarëve.” – thuhet mes të tjerash në deklaratë.

Reagimi 

“Shqipëria për momentin është duke luajtur shumë me kredibilitetin tek miqtë evropianë. Në rast se perspektiva për çeljen e negociatave për në BE në mesin e vitit të kaluar ishte ende rozë, tani po shfaqen re të zeza. Protestat e aktuale në Tiranë pengojnë qeverinë, si dhe paralizojnë funksionimin e parlamentit. Protestat dhe demonstratat bëjnë pjesë tek të drejtat e njeriut dhe janë një tipar dallues i demokracisë, në rast se ato zhvillohen në mënyrën e duhur. Por deputetët e partive tona partnere në Shqipëri i bëjnë një shërbim të keq (autogol) qëllimit të tyre, nëse nëpërmjet dorëzimit masiv të mandateve do të shkaktojnë një stanjacion politik dhe do të nxisin protesta të dhunshme. Një qëndrim refuzues nuk i shërben as vendit, as qytetarëve. 

Prandaj ju bëj thirrje miqve tanë në Shqipëri për vetëpërmbajtje. Qeveria dhe opozita duhet të zhvillojnë menjëherë bisedime, në mënyrë që të rifillojë funksionimi i parlamentit dhe të rivendosen marëdhënie të qarta. Perspektiva evropiane është vënë në rrezik.” – deklaron zëdhënësi i CDU/CSU gjermane.

Cdu Csu

 


3 Comments

  1. Ore ztorinj. C faj kam un si popull, se nuk do berisha me trimat e tij qe te hapen negociatat. Nese doni te miren ton hapni negociatat, dhe shikoni se si do cmenden keta pseudo demokratet.

  2. E shikoni. Sapo ka filluar stuhia mbi opoziten nga nderkombetaret. Ta harrojne qe eshte e njejta situata me cadren. Opozita ka prekur rende sistemin demokratik te krijuar mbas qindra viteve nga demokracite perendimore dhe kete nuk ta falin kurre sepse krijon precedent te frikshem. Do te shikoni nje presion akoma me te rende ne ditet ne vijim. Dhe patjeter qe do te kerkojne nje marreveshje mes paleve sepse ju intereson stabiliteti por djegjen e mandateve do ta ndeshkojne rende.

  3. Dhe kalane e fundit cdu arriti rama me parate e droges ta bleje,keshtu do thone skllevrit e saliut stalini fax ziguri juri dhe Kari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *