• |
ide | kryesore

Rama shmang komentet për kryetaren e LSI-së: Do marrim Bashkinë Gjirokastër

Lajme


Në takimin  me mbështetësit në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama deklaroi pritshmëritë e socialistëve për të marrë edhe këtë Bashki në zgjedhjet e ardhshme lokale, që në zgjedhjet e shkuara e fitoi LSI në koalicion me PS.

E megjithatë Rama u tregua i rezervuar në komentet për kryebashkiaken aktuale të LSI-së, Zamira Rami.

“Edhe Gjirokastra të kalojë në një fazë të re. E kemi fituar bashkinë e Gjirokastrës në koalicion. Nuk dua të bëj asnjë diskutim dhe nuk dua të them as fjalën më të vogël për kryetaren e bashkisë që ka marrë mbështetjen e të gjithëve ne për të qeverisur bashkinë por nga ana tjetër është pak por e sigurtë që siç po ndodh me qeverinë qëndrore, ku shumë gjëra po ecin më shpejt dhe shumë shpejt shumë gjëra do të bëhen shumë më mirë seç ishin, ashtu do të ndodhë dhe me Gjirokastrën. Shumë gjëra me ne do të ecin shumë më shpejt dhe do të bëhen shumë më mirë seç ishin”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *