• |
ide | kryesore

Dy të vdekur nga moti i keq në Pukë, era hedh në greminë dy barinjtë

Lajme, Të fundit


Moti i keq që ka përfshirë vendin me temperatura të ulëta dhe erë shumë të fortë ka shënuar 2 viktima.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Buzhalë të Pukës, ku dy të rinj, T. Pjetri dhe K.Maka, i ka marrë era dhe i ka hedhur në greminë.

Si pasojë e lartësisë së madhe, ata kanë humbur jetën.

Kanë qenë familjarët që kanë njoftuar policinë për ngjarjen ndërsa mësohet se të rinjtë ishin shokë me njëri-tjetrin ndërsa ishin në mal me bagëtitë e tyre.

“Më datë 23.02.2019, rreth orës 14:00, nga familjarët janë gjetur të pa jetë në greminë shtetasit T. P. 20 vjeç dhe K. M. 24 vjeç, banues në fshatin Buzhalë. Nga veprimet paraprake dyshohet të jenë rrëzuar në vendin e quajtur Maja e Pikave në kufi me Komanin, të cilët prej dy ditesh kishin dalë për të gjetur bagëtitë në mal” njofton policia

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e rendit si dhe specialistë të ndërhyrjeve në raste të vështira por për shkak të erës së fortë gjetja e viktimave është tepër e vështirë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *