• |
ide | kryesore

Erë e fortë në Lezhë/ Ndërpritet energjia elektrike, përmbyset një kamion

Lajme, Të fundit


Nata e kaluar është shoqëruar me erëra mjaft të forta në Lezhë. Për pasojë ka patur probleme të rrjetit elektrik në të gjithë rrethin.

Probleme janë shfaqur edhe në urën e Milotit, një vend ku shpejtësia e erës është përherë e lartë.

Një kamion është përmbysur prej erës së fortë në urën e Milotit, por fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka kryer veprimet procedurale e hetimore.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *