• |
ide | kryesore

Pas përjashtimit të Murrizit reagon Spiropali: Teatër i madh dëshpërimi nga frika e humbjes së zgjedhjeve

Lajme, Të fundit


Përmes një videoje, ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali,  ka komentuar vendimin e PD-së për të përjashtuar deputetin Myslym Murrizi, për shkak se ky i fundit nuk u bashkua me pjesën tjetër të deputetëve që dogjën mandatet.

Sipas Spiropalit frika prej zgjedhjeve të ardhshme dhe përballja me reformën në drejtësi kanë ndikuar në sjelljen e opozitës, të cilën ajo e konsideron një teatër të madh.

 

Deklarata e plotë e Spiropalit:

Dje, kolegu Myslym Murrizi e përmblodhi në një fjali të gjithë thelbin e logoresë së ish-kolegëve opozitarë: U nisën të rrëzojnë Ramën dhe më rrëzuan mua!

Për të vajtuar me kujë e për të qeshur me lot, ky teatër i madh dëshpërimi nga pafuqia për të fituar zgjedhjet e radhës dhe frikë nga pjella e mallkuar e reformës në drejtësi, prokuroria speciale antikorrupsion! E cila pasi u del ne ëndërr qyshse u detyruan të votojnë reformën, u është bërë hije tani që i erdhi ora te lindë prej vërteti.

Dëshpërimi e frika, e nxorrën përfundimisht jashtë kontrolli lidershipin opozitar dhe jashtë parlamenti pa kthim grupin tonë kundershtar. Pasi bëri vertikalen dhe horizontalen, për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve te shkuara, Lulzim Basha s’kishte më asnjë mundësi të justifikonte atë të zgjedhjeve që vijnë. Kjo bashkë me plakun vizëhequr, që jep shpirt po nga zakoni i vjetër i zjarrvënësit dorë nuk heq, u bënë shkopi dhe baruti i shkrepses që dogji partinë qe solli parlamentarizmin ne Shqipëri.

Dhe si për talljen e madhe te universit, zjarrit të deputetëve të djegur i shpëtoi një deputet i vetëm, të cilin deri dje e njihnin zgjedhësit e tij në Lushnjë dhe kontributorët e partisë demokratike, ndërsa sot është në sytë e tërë shqiptarëve mishërimi më kuptimplotë i të vërtetës së kësaj tragjikomedie politike. E cila luhet në emër të popullit, po është vënë në skenë nga ata që këtij populli i kanë bërë qindin kur kanë pasur pushtetin dhe i kanë dendur me baltë sytë e veshët, kur e kanë humbur atë.

Patjetër që nuk është një e mirë për demokracinë e për parlamentarizmin arratia e plakut me djalin dhe krushqit e kunatit nga detyra e deputetit. Por jo vetem s’është fundi i botës, po mund të jetë mundësia e madhe e pastrimit të politikës nga kasta e një partie që lindi si alternativa demokratike e Shqipërisë dhe sot vjen vërdallë si fantazma e rrëmujës dhe shkatërrimit të Shqipërisë.

Sidoqoftë është vetëm një fantazëm, e cila i bën dëm imazhit të vendit me kërcënimet e vërdallosjet e saj, po nuk e merr dot më peng vendin. U bën dëm atyre që jetojnë me punë e që duan qetësi, jo tym e rrëmujë, po nuk i kthen dot më në kohën e mbylljes së qepenave nga rënia e ligjit. U bën dëm familjeve pa dallim bindjesh e simpatish politike, që mbi çdo parti e mbi çdo gjë tjetër, duan sigurinë, po përtej sekëlldisë që i krijojnë njeriut normal çjerrjet e plakut anormal, të djalit antinormal dhe të shoqes paranormale, s’ka shans për kthim mbrapa.

Lulzim Basha vendosi të hidhej në humnerën e tradhëtisë së votuesve të PD, duke marrë me vete tërë partinë për të justifikuar humbjen e radhës e ruajtur çelësat e kashtës! Saliu i dha të shtyrën e fundit me shpresën e dëshpëruar se duke bërë kurban partinë, do të ndalë drejtësinë të vijë drejt tij dhe atyre rrotull e poshtë tij! Monika u vajti pas megjithë shansin për të gjithë, duke shpresuar se këtë ekzil në humnerë e shkroi një dorë hyjnore nga qielli dhe jo dora e plakut të marrë. I cili nënshkroi tamam në 20 shkurt, plot 28 vjet nga shembja e shtatores se Enverit, ikjen e bustit të tij uroj pa kthim nga skena e kuvendit te Shqipërisë.

I vetmi që mbeti, është Myslym Murrizi. Si për të mos lënë askënd të dyshojë se e gjithe kjo nuk është drama e Shqipërisë apo e shqiptarëve, po tragjikomedia e një force të shterruar moralisht e mendërisht, që s’mund të kishte fund më të denjë se ky, në kthetrat e një të marri të marrë fund.


27 Comments

  1. Po moj kurv te paska qir fort skenderbeu yt mbrem fare e flliqur se ti le karakurv kjo dihet po kaq e madhe se paskemi dit post qeveria e kurvave

  2. Kjo eshte fare debile. Cpune ka kjo qe me nje derrkuc qe zhytet ne balte edhe me kostum po te jete, justifikon punet e pista te qeverise. Dhe do vije nje dite nje drejtesi ku do lahen te gjitha gjynahet. Kulla e Esco- barit u dogj sot.

  3. O Elisa, o budallaqe. Je vajze e re, mos e merr ti persiper , neverine dhe urrejtjen qe ka krijuar Rilindja ne popull. Njerezit jane pa buke, dhe degjojne sa ke vjedhur ti ne Dogana, sa ka vjedhur burri jot te ujesjellesi, dhe sa vjedh “Skenderbeu” juaj per dite.
    Mos shko me fjalen e “skenderbeut” se ai do iki i pari. Se do perfundosh si Gruevski me Jankullovsen.

  4. Te lumte -mamica-ja ke bere forra me mire se Nafijet e tjera .Rri prane Skendrbeut se po e kafshon kali nga hundet,

  5. Vetem 1 muaj ministre, dhe shikoni cfare alergjie ka krijuar. Ti je per ta fut koken ne m…, jo te dalesh ne media, funderrine.

  6. dherja e stalinit rama delegon mutin e tij elissen te flas.qfarr race muti,qw nji lavire si spiropali e nje prostitut si rama qe shiste veten nen urat e parisit te drejtojn kete vend.duhet pushkatuar vllehosebi nano qe na solli kete monster.

  7. Lere dhe ballona ballukun te flas njehere. Nje dite ti, nje dita ajo. Nga keto prurrjet e reja, ju jeni me premtueset. Imazhi i vertete i Rilindjes. Dmth sa me kurve, hajdute, lepirese te jesh, me lart ngrihesh.

  8. Ku ka mberrit muslimi te meshirohet nga elisa , vaj medet o llumo per ke kane votuar lushnjaret per nje matrapaz votash

  9. Elisa, shiko ato plisa qe po ju bien mbi koke ty e qelbesirave te sektit, se po fluturoni me delirin e budallait psikopat qe ti na e levdo me titull, te pa merituar, por me servilizem galopant. Mos e degrado kaqe shume vehten, lere aqe sa e ke se po te del era e qelbesires e po mbyt durnjane, A mos je bushter,,,,,

  10. Po ta lexosh me vemendje shkrimin e ksaj zoje qe nuk vjedh dhe qe korrupsionin e madh po na e ben opozita, kupton qe “djalli” vrau veten, shqiperia dhe shqiptaret shpetuan nga e keqja qe i kanosej dhe rama do te na ndihmoje qe te zgjedhim opoziten me te mire qe ka pasur ndonjehere ky vend. Aleluia

  11. Nafije dybekun………!Dybekun nafije…..!Murrizi eshte nje nga ata qe ruante te mullaret e kashtes !Shyqyr qe doli tani se kushedi sa e sa do spihunonte,plehra !!!!Nafije dybekun…..!

  12. Bravo Elisa. Kur te shoh ty, me shtohen shpresat per rilindjen. Me fal dhe Ridhjerje ta quash eshte pak. Po na beni pis te gjitheve.

  13. Shoqja lenka, me fal elira, gabim elisa doja të thoja, ki kujdes se kësaj rradhe “Trau” është ndryshe, nuk është si ai i doganës horizontal por do jetë vertikal dhe do hypni te gjithe ju te ripjerdhjes me rradhe. Ty dhe skënderbeut tënd nuk ja u kam merakun se e di që e keni qef por atyre të tjereve qe do tu duhet sapun si do ja bejne.. …

  14. Bravo kodoshi i pushtit qeveritar, shyqyr qe e nxorre gjuhen nga haleja rilindase. O idiot, meskin, kaqol i ripjerdhjes, Po kjo idiotja, ia ka bere borxhe tere njerezve me shpelaresine e saj servile, e me elegancen prej gjarperi te terheqjes nga dogana, pasi e rrupasi mire, e mire ate vend pune, qe dihet se me kete hajdutllek jeni te tere ngjyrosur, por nje spiriluqke si kjo, nuk do mun te na mbushe mendjen se me epitetin e emerit per idiotin e saj , ka fyer heroin kombetar, por ju kodoshe bije kurvi i keni qejfe te turbulloni kombin, me politikat tuaja te qelbura, te dala boje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *