• |
ide | kryesore

Rama për RaiNews: Pushteti nuk merret duke bërë kamikazin, ata janë të dëshpëruar sepse nuk fitojnë dot

Lajme, Të fundit


Kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin italian Rai News për çështjen e protestave të opozitës është shprehur, se këta të fundit janë të shqetësuar sepse nuk kanë shans të fitojnë zgjedhjet lokale nga njëra anë dhe nga ana tjetër për shkak të reformës në drejtësi.

Sipas Ramës protesta e opozitës dhe akti i djegies së mandateve kanë prishur imazhin e Shqipërisë

“3-4 orë protestë kanë shkatërruar 3-4 vjet punë në sensin e imazhit të vendit” u shpreh ai.

Komuniteti ndërkombëtar deri më tani ka kritikuar vendimin e opozitës për të dorëzuar mandatet. Dhe kjo në një farë mënyre është të dalin në anë të qeverisë suaj, ju pse mendoni se është kjo mbështetje? 
Mendoj se kjo mbështetje është për Shqipërinë dhe jo për qeverinë time, sepse është vendim i paarsyeshëm është një akt që nuk di të ketë ndodhur në demokraci ku populli përfaqësohet nga të zgjedhurit e tij, dhe ata duhet të përfaqësojnë vullnetin e popullit.

Opozita vijon të thotë se është një problem serioz në vend kultivimi dhe trafikimi i kanabisit, ju keni përsëritur disa herë se p.sh, në Lazarat problemi thuajse është zgjidhur falë qeverisë tuaj. Si është situata në ç’pikë jemi? 
Vetëm pak kilometra nga këtu ishte një Republikë e imponimit dhe e mbështetur nga politika nga qeveria e tyre që kultivonte dhe trafikonte marijuanë, ashtu siç kishte edhe një heshtje të përgjithshme mbi këtë fenomen në të gjithë vendin. Ne e nxorëm në dritën e diellit dhe goditëm mbi të gjitha frontet. Por në fund nuk duhet të më dëgjoni as mua as ata, duhet të dëgjoni Guardia di Finanza që në 2017 konfirmoi se thuajse nuk kishte më.

Në fjalimet tuaja të ditëve të fundit keni bërë një krahasim mes protestës së studentëve dhe asaj të opozitës, kush është diferenca?

 Protesta e studentëve ishte një protestë e popullit, kishin të gjitha arsyet të cilat ne i dëgjuam, ndërsa kjo nuk është një protestë e popullit. Kjo është një protestë e një establishmenti që u mund thellë dhe që ka arsye për të protestuar sepse nga njëra anë ata janë të dëshpëruar sepse nuk mund të fitojnë. Janë zgjedhjet për pak muaj dhe nuk kanë shanse dhe nga ana tjetër ata janë shumë të shqetësuar për reformën rrënjësore të drejtësisë që ne kemi ndërmarrë me Komisionin Europian edhe me mbështetjen e SHBA-ve që po largon nga drejtësia të gjitha shefat e mëdhenj të një sistemi që ka garantuar imunitet për politikanët dhe për këta këtu.

A mendoni se kontestimet e ditëve të fundit kanë dëmtuar imazhin e Shqipërisë në botë dhe ndoshta e ka bërë më të vështirë udhëtimin drejt integrimit europian?
Kjo sigurisht nuk i bën mirë as imazhit dhe as ekonomisë së vendit sepse jemi në një periudhë të rritjes ekonomike më shumë se 4%. Ishin 3-4 orë që shkatërruan 3-4 vjet punë në sensin e imazhit.

Ju keni thënë qartësisht se nuk keni ndërmend të dorëhiqeni dhe se nuk do të ketë zgjedhje parlamentare këtë vit, në verë siç është kërkuar nga opozita dhe se keni ndërmend të vazhdoni punën parlamentare dhe mbi të gjitha do vazhdoni të përfaqësoni ata njerëz që duke mos pasur më deputetë në Kuvend kanë mbetur jetimë për një përfaqësim. 
Por si do ta bëni? Opozita është një pozicion lufte dhe kanë deklaruar se kanë ndërmend të protestojnë deri sa të mos ketë zgjedhje, deri sa ju nuk e keni lënë qeverinë dhe mbi të gjitha nuk duan as të vazhdojnë punën në parlament?

Ne kemi bërë një qeveri së bashku për të pasur zgjedhje të njohura nga të gjithë por me një kusht, kush fiton qeveris, kush humb rri në opozitë dhe mjaft të flitet keq për Shqipërinë dhe të kontestohen zgjedhjet.

Ne kemi maxhorancën, jemi përpara në të gjitha sondazhet në një mënyrë ekzemplare, nuk mund, nuk mund të merret peng një komunitet dhe të thuash unë do bëj kamikazin nëse nuk më jepni atë që dua. Jemi gjithmonë gati për të dialoguar, jemi gati të dëgjojmë por sigurisht që duhet të qeverisim.

Ju cituat shifra, sondazhe dhe votimin e maxhorancës me të cilën jeni zgjedhur. Por është e vërtetë edhe se, këtë thotë opozita të paktën se ka pasur dhe një përqindje votash që janë adresuar, OSBE fliste për një 20% të votave…
Nuk është e vërtetë. Raporti i OSBE thotë se duhet të adresohen disa aspekte që ligji elektoral t’i japë më shumë qëndrueshmëri sistemit. Pastaj në fund blerja e votave janë diçka që nuk mund të përjashtoj se ekziston.


13 Comments

  1. Gjithe bota e di si fitove zgjedhjet. Mos bej viktimen. Helmove femije e te rinj neper shkolla me droge o i marre. Do te kujtohesh per keq kur te zhdukesh nga pushteti dhe nga ata qe te vijne pas sot se kane nevoje per te mbajtur familjet.

  2. Edvini është si ai i sëmuri rëndë, që në ditët e fundit para se të vdesë ka njëlloj përmirësimi, ata që nuk e njohin këtë shenjë kujtojnë se shpëtoi, ndërsa ata të vjetrit tek përmirësimi shohin shenjën e qartë të vdekjes.

    1. Mos lexoni e mos komentoni vetem neper gazeta te opozites. Hapini syt neper forume te tjera te pa varuara, dhe do shihni se sa pak mbeshtetje ka opozita. Nuk behet opozit me monen qe e urren 98% e elektoratit. Kam lexuar shume komente neper disa forume. Po si nuk lexova 1 ore 1 koment te mire per monen.

  3. Ka shume te drejte KM per 3-4 ore u prish imazhi ose simboli i kesaj qeverije: KEPURDHA. Prandaj 16 shkurti duhet shpallur si Dita e Kepurdhes dhe kepurdha duhet te jete simbol kombetar. Duhet ndertuar nje kepurdhe e re dhe qe t’i rezistoje sulmit te armikut te kllases. Shiperia te quhet tani e mbrapa Rilindja e Kepurdhes. Francezet duke thyer statujat tek Harku i Triumfit nuk kane arritur ta prishin aq shume imazhin e Frances sa c’kane bere armiqte e Kepurdhes se Rilindur

  4. Po u prish imazhi i ketij vendi me 3 ore proteste.Onjeri i droguar,o njeri me kartele, e tere bota te njohu dhe po te njeh, cfare imazhi i dhe ketij vendi ne keto 6 vite c’qeverisje, ku e hashashizove tere vendin,ku muarren arratine mijra shqiptare pas 28 vitesh te permbysjes te sistemit diktatorial,ku e mbushe parlamentin me kriminele e trafikante,ku e cove kete popull ne varferine me ekstreme,Ku burgose njerez per nje kupon tatimor ,ku fute ne burg fukarenjte qe nuk kishin mundesi te paguanin energjine ,ku ngrite cmimin e energjise elektrike ,ku ngrite taksat ne stratosfere ,cmimin e naftes,ku i mashtrove me legalizimin e banesave falas dhe sot po ju ve skrepin ,shendetesine falas e shume e shume mashtrime dhe afera nga me skandalozet .Ky eshte imazhi qe i dhe ketij vendi opsiko skizofren ne keto vite qe ti na u bere me votat e vjedhura dhe te blera kryeminister .

  5. nga dhjerjet e szalinit lindi edvini nga dhjerjet e vuqiq e putin do te vdes.ky nuk han tjeter pos mut rus e serb.

  6. Me keto qe reciton, e perpunon neper keto intervista, po pergatit funeralin e tije, e te sektit te qelbesirave. Udhe e mbare i qofte, per tu mos u kethyer me mizori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *