• |
ide | kryesore

Riparime në sistemin kompjuterik, ndërpritet për 4 orë kalimi në Kakavijë

Lajme, Të fundit


Ndërpritet sot për katër orë lëvizja në pikën kufitare të Kakavijës.

Pala shqiptare bën me dije se në kuadër të bashkëpunimit reciprok me autoritetet policore greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, njoftohemi se sot më datë 23.02.2019 nga ora 16:00 deri në orën 20:00, për shkak të riparimeve që kryhen në sistemin kompjuterik nga pala greke, do të ketë një ndërprerje të punës nga kjo pikë kalimi.

Gjithashtu riparime do të ketë edhe midis orës 04:00-06:00 të datës 24.02.2019.

Njoftohen të gjithë qytetarët dhe subjektet tregtare që të shmangin oraret e mësipërme me qëllim që të evitohet konfuzioni dhe radhët e gjata


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *