• |
ide | kryesore

Zbardhet strategjia e opozitës për të rrëzuar Ramën: Protestë çdo të enjte para Kuvendit

Lajme, Të fundit


Lulzim Basha ka zhvilluar sot një mbledhje me të gjithë kryetarët e degëve në rrethe për të rakorduar vijimin e aksionit opozitar. Mësohet se është marrë vendim që protestat të vijojnë çdo të enjte përpara Kuvendit. Kjo është forma e rezistencës për të kërkuar krijimin e qeverisë tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Kuvendi do të mblidhet sërish më 28 shkurt. Seanca e së enjtes së shkuar u anulua nga frika e një konfrontimi mes protestuesve dhe deputetëve të mazhorancës. PD dhe LSI vendosën të djegin mandatet, ndërsa kryeministri Edi Rama deri më tani është treguar i prerë duke thënë se zgjedhjet do të mbahen në vitin 2021.

©LAPSI.al


5 Comments

  1. Vendimi me i drejte Nuk duhet te kete kthim mbrapa. Nuk mund te vazhdoje te drejtoje ky kryeminister i degraduar. Ti hap rrugen nje kandidature te majte, por me integritet, ti jap kundershtarit politike min e brendshme dhe te garantoj zgjedhje te lira.
    Te goditen me vullnet grupet kriminale, dhe te lejohen zgjedhesit te votojne dhe numerojne. Ne fund te fitoj ndershmerisht ai qe merr me shume vota. Vetem kjo eshte zgjidhje. Skemat e tjera te karakterit kinez , vetem i hedhin benzine zjarrit ku do digjen vete brenda.

  2. Nuk di si mund te kete parlament akoma.
    Vazhdimi i provokimit, vetem acaron njerezit, te cilet jane te neveritur nga e gjithe kjo qe shohin e prekin per dite.

  3. Atje te ngordhni,me meze me raki,me ene dhe me grosh,Po vrate ndonje zog hajeni dhe ate si Sali Protopapa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *