• |
ide | kryesore

Skandali/ Elektricisti humb jetën, mbetet në shtyllë edhe pas 4 orësh (FOTO)

Lajme, Të fundit


Një elektricist 34-vjeçar, ka humbur jetën në fshatin Fierzë të Fushë Arrëzit, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Viktima është identifikuar si shtetasi Prend Ceca, i cili kishte hipur në shtyllë për të riparuar një defekt, por kishte rënë në kontakt me rrymën, duke mbetur i vdekur.

Por si të mos mjaftonte ngjarja e rëndë, trupi i viktimës është lënë më shumë se 4 orë në shtyllë, pasi nuk kishin mbërritur specialistët për ta zbritur. Sipas asaj që raportojnë burime nga terreni, ndonëse ngjarja ka ndodhur rreth pasdites, trupi i elektricistit 34-vjeçar mbeti gjatë në shtyllën që i mori jetën.

Mësohet se elektricisti kishte dalë i vetëm për riparimin e defekteve, veprim ky që përbën shkelje të sigurisë teknike. Familjarët dhe banorë të zonës qëndronin rreth shtyllës teksa priteshin ekspertët. Vetë rreth orës 21.00 ai është dërguar në spital. 

foto galeri

foto galeri

foto galeri


2 Comments

  1. kan qen te zen elektricistet po ashtu mjeket e policet duke kapir kriminel qe shesin lakna,fukarenj qe nuk paguajn dritat,dhe mjeket duke sheruar bythen e rames te ber shosh nga palat E ROSH DOSH FRROK NDOK RRAHJES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *