• |
ide | kryesore

Vrasje në Durrës, 45-vjeçari ekzekutohet brenda në makinë (VIDEO)

Lajme, Të fundit


Një 45 vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Viktima është shtetasi Martin Ndreca, banues po në të njëjtën lagje.

Policia e Durrësit, thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:10 minuta të mëngjesit të sotëm (24 shkurt), ku shtetasi me iniciale N.Z. 37 vjeç, për motive të dobëta dyshohet se ka vrarë 45 vjeçari.

Autori i dyshuar pas krimit është larguar menjëherë dhe është shpallur në kërkim. Policia po punon për kapjen e tij.

Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave te kësaj ngjarje.


2 Comments

  1. edhe kujt i plasi trapi. me siguri do kete qene nga keta te sekteve mafioze te rilindjes. haha me soguri ka shitur dhe voten haha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *