• |
ide | kryesore

Zhvillime të reja për dosjen ‘Tahiri’, prokuroria pritet të…

Lajme, Të fundit


Pas afro dy vitesh hetime dosja ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri do të përfundojë në gjykatë.

Burime të Ora News kanë bërë  më dije se grupi i prokurorëve të çështjes, pritet që brenda datës 1 mars t’ia njoftojnë vendimin ish ministrit, i cili ka 10 ditë kohë për të  bërë  kundërshtimet dhe më pas do të jetë gjyqtari paraprak që do të vendosë për dërgimin apo jo të çështjes për gjykim, me provat e mbledhura nga akuza.

Ish-ministri është hetuar për dy akuza trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si edhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.

Në lidhje me akuzën e parë, Prokuroria ngre dyshimet se Tahiri ka qenë në dijeni të veprimtarisë kriminale të Moisi Habilajt dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të kësaj bande dhe ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të tyre.

Ndërsa akuza e ngritur për veprën penale të korrupsionit, bazohet në dyshimin se Tahiri ka përfituar nga të arrestuarit në Itali.

Prokuroria ka zgjatur tre here hetimet për Tahirin në pritje të letër porosive nga Italia, Greqia dhe Mali i Zi për të vërtetuar akuzat ndaj ish ministrit.

Herën e fundit gjykata vendosi t’i caktojë afat prokurorisë deri në 10 mars për të dërguar çështjen në gjyq, afat që po zbatohet nga grupi i prokurorëve.

Ndërkohë që ish ministri u hetua në masën detyrim paraqitje pas heqjes së masës arrest shtëpie nga gjykata e Apelit për Krime të Rënda. Gjithashtu ish ministrit iu kthye edhe pasaporta e cila ishte bllokuar me vendim gjykate./Ora news


4 Comments

  1. Polli mali e beri nje saimii’ !?
    Mos pritni drejtesi,or’njerez te mire,sa te jete ne kryemuteri,mashtruesi,ironiku racisti,skizofreni,psikopati edmut ramsuma.
    Po ashtu kryeproedram e pergjitheshme arta e zeze dhe donka dosjeve te Durresit.

  2. Shpenzimet gjyqsore eshte per tia ngarku Llalles. Katnari i gramshit e nisi gjtihe buje ket proces, me kamera, TV e VK. Perfundimi?
    Llalla ne hetuesi per shperdorim detyre. Ambasada e US si jep vize.
    Tahir babashtaja i pafajshem dhe i kthehet pashaporta.

  3. Ne kete mes ka loje mafiozesh, e drejtuar nga mafia shteterore, sepse netere veprimtarine e ketij shefi, dijeni ka patur edhe ky Km pa tjeter, andaj e mbrojten dhe po e mbrojne deri sa te kalojne afatet e hetimit, e ky kapo mafiz i vertetuar te jete i lire, por dhe banda e qeverise qe e ruajti , Kjo tregon, e do tregoi se sa e ndereshme apo e pa varur eshte drejtesia, e cila ka filluar te jape dobesite e intweresat e saja ne lidhje me pushtetaret e korruptuar. Andaj, kjo drejtesi ka vdekur pa lindur akoma, sepse do jete ne sherbim te plote te mafies, bandave e oligarkeve. Populli perseri nuk do kete te drejtat, dhe sigurine gjygjesore sepse deshtimi edhe nga perendimoret qe shkuan pas mendimit te tyre, u vertetuan qe jane rrogetare, por jo zbatues te se drejtes qe kane qytetaret per te dhene mendimin per prokuroret e gjygjtaret te cilet, me shume duhet te jene nga populli, pa iu hequr vlerat profesionale, por ndershmeria, e drejtesia, pa politiken ne mes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *