• |
ide | kryesore

Monika Kryemadhi: Bëhemi gati për zgjedhje të parakohshme

Lajme, Të fundit


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim të zgjeruar me të gjithë strukturat e saj në qytetin e Durrësit.

Në këtë takim, Kryemadhi u ka kërkuar kryetarëve të organizatave dhe anëtarëve të LSI-së në Durrës që të jenë masivisht prezentë në çdo lagje, komunitet dhe derë më derë të të gjithë Durrësit.

Ajo u kërkoi atyre të forcojnë rolin e LSI-së në komunitetet e ndryshme dhe në grupet e interesit dhe veçanërisht shtresave në nevojë. Mes tjerash, ajo u shpreh se kryefjala e aksionit të LSI-së është përgatitja për zgjedhje të parakohshme

“Forca e LSI-së kanë qenë gjithmonë gratë dhe të rinjtë, ndaj dhe fokusi i punës tek ato do të jetë prioritet madhor i LSI në përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme”, tha ajo.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *