• |
ide | kryesore

Opozita s’i ndahet Ramës, caktohet data e protestës së radhës. PS dëgjon këshillat e Fatmir Xhafajt

Lajme, Të fundit


Protesta e radhës së opozitës para Parlamentit do të jetë më datë 5 mars, ditën kur maxhoranca do të të thërrasë një tjetër seancë plenare në Kuvend. Por për momentin nuk është saktësuar akoma ora e mbajtjes së seancës. Gjasat janë që ajo të zhvillohet paradite duke patur parasysh atë që ndodhi mbrëmjen e kaluar.Lapsi.al mëson se ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka sugjeruar që seanca të zhvillohet paradite sepse në këtë mënyrë mund të jetë më e menaxhueshme edhe protesta e opozitës.

Xhafaj e ka shprehur këtë opinion në  diskutimet që zhvilloi me kolegët socialistë në Kuvend një natë më parë teksa protestuesit e opozitës tentonin të hynin brenda. Vendimi për seancën plenare të datës 5 mars është marrë nga Konferenca e Kryetarëve. Gjithashtu Konferenca e Kryetarëve vendosi dhe seancën tjetër të radhës më 13 mars si dhe anulimin e seancës të parashikuar për nesër.

Aksioni opozitar do të jetë i tillë që sa herë të ketë seancë parlamentare protestuesit do mblidhen para parlamentit. Sot krerët e opozitës u takuan me një delegacion nga Parlamenti Europian, por në përfundim ata thanë se s’kanë ndërmend të tërhiqen pa rrëzuar Edi Ramën. Vendi është futur në një krizë politike pas vendimit ekstrem të opozitës për djegien e mandateve.

©LAPSI.al


5 Comments

  1. Xhafa ka goxha eksperience si tja fusesh te gjitheve,me e mira do te ishte te behej naten ,ne ilegalitet te plote.Xhafes po i vjen dita.

  2. Keto qe thote xhafa jane akrobacira. Jane turpe qe i bejne keta dhjaksat qe nuk perballen dot me popullin. Opozita eshte ne te drejten e saj, dha do kete mbeshtetje. Ne keto protesta me shume jane te pakenaqur se mbeshtetes te opozites. Jane dhurate qe po ja ben vete Rama, me idiotesite dhe skandale, qe po i dalin pa fund. Ka ndertuar nje shtet prej letre, i cili eshte ne prag te renies. Duket si nje kryeminister ne emigrim.
    Eshte vertet qesharake.

  3. Une them ta beni njehere ne Vlore, pastaj ne Sarande, pastaj ne kakavie dilni ne Greqi , mjafton qe juve tju kemi ne pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *