• |
ide | kryesore

Bilanci i aksidentit tragjik në Durrës: Një grua e vdekur dhe të 5 të plagosur, mes tyre 2 fëmijë

Lajme, Të fundit


Një aksident fatal ka ndodhur në rrugën e Gjirit të Lalzit, pranë fshatit Rrotull në Durrës. Një grua ka humbur jetën dhe 5 persona të tjerë janë plagosur, mes tyre janë dhe dy fëmijë.

Në aksident janë përshirë dy makina, njëra prej të cilave fuoristradë që drejtohej nga një shtetas francez që ishte bashkë bashkë me të fejuarën e tij.

Ndërsa në mjetin tjetër gjendeshin 5 persona të së njëjtës familje. Dy motra bashkë me dy fëmijët dhe një nga bashkëshortët.

Për pasojë, kanë mbetur të plagosur 5 persona, ndërsa viktima është Mirela Daci. Ajo drejtonte mjetin Ford që shihni në foton më poshtë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *