• |
ide | kryesore

Deklaratat e delegacionit të PE, Basha: Nuk i komentoj

Lajme, Të fundit


Pas një takimi me strukturat në Shkodër, Lulzim Basha deklaroi se nuk do të komentojë deklaratat e sotme të delegacionit të Parlamentit Europian në Tiranë.

Sipas këtij delegacioni, kriza politike mund të dëmtojë hapjen e negociatave dhe se djegia e mandatave nuk është rruga për zgjidhjen e problemeve.

Delegacioni theksoi se parlamenti dhe zgjedhjet janë legjitime, pavarësisht rasteve të provuara të blerjes së votës, raste të izoluara sipas tyre.

“Nuk komentoj kurrë deklaratat e miqve të huaj. Kemi 3 dekada që udhëtojmë drejt Evropës.

Ky është një rrugëtim i dhimbshëm, por është rruga e vetëm që do ta çojë Shqipërinë në Evropë dhe drejt mirëqenies. Në këtë rrugëtim është radha jonë të bëjmë këtë sakrificë sepse ne luftojmë për vlerat e Evropës.

Rrugën drejt Evropës e pengon krimi dhe korrupsioni. Nuk shkohet me gënjeshtra, por me vlera. Pengesa kryesore për integrimin në BE është Shqipëria si Kolumbia” – u shpreh Basha.


5 Comments

  1. Nuk komenton se I ruhesh ndonje gafe,tani I more rruget e mutit o lul,nuk arrite ti shpetosh dot saliut kjo do te kushtoje politikisht,por ti parate e pallatit I more,firma jote viktorja mer tendera,kunati vijon te fitoje miliona nga punet e qeverise,shpellaret kete nuk e kuptojne por ti vazhdo rrugen

  2. po ca do komentosh ti o lulush.. ato ishin te qarta fare . Keshtu qe nuk ke nga e luan sumen , por pergatitu te besh gati valizhet per ne Hollande.

  3. O Zot! Cfare komentuesish. Nuk kane idene se cfare behet. Nuk e vene trurin ne pune, vetem reagojne.
    Basha nuk ben komente se nuk do ta komplikoje me shume matredhenien me PE dhe do vazhdoje me LSI te coje deri ne fund ate qe eshte nisur. Cdo ndryshim ka risk-un e vet.
    Nese njerezit ne Shqiperi duan ndryshim le te bashkohen jo qe te vije opozita ne pushtet por te krijoje mundesine (shpresojme kushte) per zgjedhje te lira e te ndershme. Nese jo, rrini degjoni pallavrat e Rames e Balles qe vjedhin perdite, nuk funksionon asgje ne vend. Nese do keni nje problem ne Gjykate apo shendetesi hajdeni ketu dhe shkruani prape…si do ndjeheni.

  4. ”” Nese njerezit ne Shqiperi duan ndryshim le te bashkohen jo qe te vije opozita ne pushtet por te krijoje mundesine (shpresojme kushte) per zgjedhje te lira e te ndershme””

    Nuk e di nese je Naiv ose ben vete ?
    Edhe une uda qe te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme por nga kjo klase politike si majtas dhe djathas nuk shoh asnje shenje reagimi.
    E para nuk mund te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme me kodin zgjedhor qe bene Berisha-Rama. Thjeshte eshte e pa mundur. PDja do te vije nepushtet por pa ndryshuar kodin zgjedhor, sepse do ta ndihmonte ate jasht mase nese ajo do te ishte ne pushtet.
    Kur u futen ne cader , ne cdo fjali perserisnin si papagaj ‘te ndryshohet kodi zgjedhor dhe te futet votimi elektronik’ .. pasi u bene zgjedhjet bene ceshte e mundur ta pendonin ndryshimin e kodit zgjedhor.

    E dyta , midis dy te keqijave , Bashen /Moniken apo Ramen …. une dhe shume shqiptare do te jene te detyruar te zgjedhin te keqen me te vogel… Ramen.

    Une nuk dua te zevendesoj nje hajdut me nje hajdut tjeter edhe per 8 vitet e ardhshme , por deri sa nuk ka nje force tjeter politike TE PASTER,,, atehere do te zgjedhim te keqen me te vogel.

  5. ske ci komenton se je i dhjere
    po te kishin thene evropianet ndinje gje te mire per opoziten do e kishe bere gojen si gore
    hipokrit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *