• |
ide | kryesore

Ndryshim i kufijve të Kosovës? Flet Vuçiç: Medvegja dhe Banja do të mbeten në Serbi

Lajme, Të fundit


Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka hedhur poshtë deklaratat e bëra në media se me ndryshimin e kufijve, Medvegja do të bashkohet me Kosovën.

Vuçiç ka nisur vizitën e tij në jug të vendit dhe para se të mbërrijë në Medvegjën me shumicë shqiptare është shprehur se Serbia nuk do ti japë Kosovës asgjë. “Unë sot do të shkoj edhe në Medvegjë e në Banjë të Siarinës. Dëgjoj deklaratat nga Prishtina, por natyrisht Banja dhe Medvegja kanë qenë Serbi, janë dhe do të ngelen Serbi”.

Presidenti serb vizitoi edhe qendrën e Banjës së Siarinës, të cilën një vit më parë e pati vizituar edhe Presidenti, Ilir Meta.


1 Comment

  1. Po c’mutin do mor Vucic qe kerkon Mitrovicen? Mitrovica ka qene Kosove dhe do te mbetet Kosove! Doni te zhvatni dhe vetem te zhvatni! Plehra!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *