• |
ide | kryesore

“Proces i turpshëm politik”, Tahiri: Pas Aldo Bares jam i dyti me këtë akuza

Lajme, Të fundit


Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri shkoi sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku iu komunikuan akuzat.

Ditën e djeshme Prokuroria për Krime të Rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen në Gjykatë.

Tahiri u shpreh para kamerave se pas Aldo Bares, ai është i dyti me këto akuza.

“Akuza ishte më e rëndë se kaq, ishte trafik droge, krijim i grupit të strukturuar kriminal, vepra panel. Mendoj se pas Aldo Bares ndoshta jam i dyti me këtë akuzë. Nuk ka ndonjë surprizë të madhe. Prokuroria e komanduar siç e nisi e bitisi këtë histori. pavarësisht nxitjes që kam nga brenda, nuk dua të merrem. Dua të respektoj drejtësinë. Do vazhdoj t’i shkoj drejtësisë deri në fund edhe duke besuar.” – u shpreh ish-ministri, i cili interesimit të gazetarëve se nga cila anë është e komanduar prokuroria, ai iu përgjigj si më poshtë.

“Kjo historia ime lindi si një proces politik dhe kur them i komanduar kam parasysh politikën, krimin dhe drejtësinë që janë aq bashkë sa ç’ështe dhe ati, biri dhe shpirti i shenjtë. Nuk janë ndarë ende dhe unë po e shoh.” – deklaroi Tahiri, që shtoi se nuk ka parë asnjë nga provat e reja.

I pyetur nga gazetarët se nëse i frikësohet një kërkese me burg nga prokuroria, meqë kjo e fundit i ka mbajtur në arrest personat e tjerë të akuzuar njësoj, Tahiri u shpreh se atij i intereson vetëm e vërteta.

“Nuk më frikëson asgjë veç të vërtetës. Nuk më intereson se ç’bën prokuroria. Më intereson vetëm e vërteta. Di që ky është një proces i turpshëm, politik nga fillimi deri në fund, i komanduar, unë jam mësuar me vështirësi dhe besoj se do ia dal.” – deklaroi ish-ministri i Brendshëm.

Prokuroria për Krime të Rënda akuzon Tahirin për favorizim të grupit kriminal Habilaj në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Bashkë me ish-ministrin, të pandehur janë marrë edhe tre ish-zyrtarët e lartë të Policisë së Vlorës, Jaeld Cela, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode, të cilët jetojnë në arrati prej më shumë se një viti e gjysmë. Konkretisht ndaj tyre rëndojnë akuzat e trafikut të narkotikëve në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, grupi i strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave nga organizata kriminale. Në dosjen e prokurorisë, e cila bazohet kryesisht në materiale të ardhura nga Italia, Mali i Zi dhe Greqia, si dhe përgjimet telefonike, thuhet se ish-ministri dhe tre ish-zyrtarët e policisë së Vlorës kanë krijuar kushtet e favorshme që pjesëtarët e grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj, të ushtronin të qetë aktivitetin e paligjshëm të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Hetimet për Tahirin nisën në tetor të 2017 pas arrestimit në Catania të Moisi Habilajt dhe anëtarëve të grupit të drejtuar prej tij. Përgjatë dy viteve ish-ministri ka zhvilluar disa betaja me gjykatën, duke ia dalë të rrëzojë prokurorinë, në të paktën tri raste. Njëherë kur rimori dokumentat e identifikimit, më vonë, kur Apeli i hoqi masën e sigurisë “arrest shtëpiak”, që kishte caktuar ndaj tij gjykata e shkallës së parë për Krime të Rënda, e së fundmi, kur bindi gjykatën të urdhëtonte prokurorinë për të përfunduar hetimet dhe t’i jepte zgjidhje cështjes së tij.


9 Comments

  1. Keta te djathtet thone ddrejtesin e ka zaptuar Rama. Keta te majtet thon prokuroria eshte e politizuar dhe e kontrollon Sala. Hajde merre vesh e kujt eshte prokuroria. Mua me duket sikur prokuroria vazhdon te jet me ate qe ka xhepin me plot. Nje gje eshte e sigurt, nuk eshte e popullit.

    1. i pa emer e me mut ne tru ,pse iken ata tre drejtorat e policis se rames,iken nga rama apo tahiri.ok o krymb qenefi e vazhdo ha mut si rama.

  2. Nëse e konsideron politikisht duhet tu drejtohesh atyre të mazhorancës që jane e njëjta pjellë si ty, pasi teorikisht dhe praktikisht preteksti i opozitës te ka rënë dhe ne fakt nuk kanë asgjë në dorë jo për ty por as për të ngul ose shkul një pemë. Ndërsa sa i takon aspektit ligjor e penal edhe ti mer qorr e di shumë mire qe sot duhet të flisje nga burgu dhe me pranga në duar. Por mos u mërzit se me ndihmën e birit, shpirtit edhe pak të ndërkombëtarëve e kryesisht amb usa do ta shohësh veten aty ku e meriton….. kush e ka rradhën pas tahirit.. .? Do jetë pyetja në fb e amb usa ……

  3. Te shkulesh gazit. Armiqte e Sajes ne PD kontrollojne prokurorine. Ato nuk kontrollojne as murrizin jo prokurorine. Madje as ate policin legen qe ja plasi helmin ne trup Bashes. Kjo eshte opozita me e leckosur politikisht keto 15 vitet e fundit perballe mazhorances me te madhe dhe fuqishme ne 25 vitet e fundit. Shpresa e vetme eshte te bjere nen peshen e vet se per fakt te keq opozita duket e pashprese. Kam frike se po jetojme oret e fundit te demokracise. Nuk eshte retorike. Edhe Roma per shume kohe nuk ra ….. derisa ra. Proceset kane nisur.

  4. Ne fund do kerkohet 12 vjet heqje lirie dhe mbasi te te kene gjetur se ku i ke paret do shkosh per lesh. Legen !

  5. O Saje! Siç duket ta ka me hile ai që thotë se duhet të të kërkojmë falje. Prokurorinë dhe gjykatat i ka në dorë Sorosi dhe gjithë sorosjanët. Midis tyre, janë rilindasit dhe nuk ka të tjerë. Vetingu ka nevojë për një veting të dytë. Ai që trumbetohet është me hile tepër djallëzore. Edhe një fëmijë shqiptar, po ta pyesnim, do të thoshte se ajo që drejtove ti , nuk ishte policia që duam. Tahirizimi i policisë ishte skandal i paparë deri në kohën tënde. Mos harro t’i tregosh edhe shokët që ke bashkëpunuar dhe ata që të kanë urdhëruar. Mos harro se të larguan nga puna sepse punove mirë. U tha se po gradoheshe më lart dhe ashtu ndodhi apo jo? Mos u anko, por prano çfarëdo verdikti që meriton. Të siguroj se Saliu nuk ka faj këtë rradhë.

  6. pas ca ditesh dhjerjet e stalinit rama,balla,ruqi,xhafa,majko,nrae e nja 300 te tjer do te kerkojn qe to kerkojm falje dhe monstres enver qe nuk brai 50 mi por vetem 6 mi.

  7. “Proces i turpshëm politik”, Tahiri: Pas Aldo Bares jam i dyti me këtë akuza
    4 orë më parë

    Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri shkoi sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku iu komunikuan akuzat.

    Ditën e djeshme Prokuroria për Krime të Rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen në Gjykatë.

    Tahiri u shpreh para kamerave se pas Aldo Bares, ai është i dyti me këto akuza.

    “Akuza ishte më e rëndë se kaq, ishte trafik droge, krijim i grupit të strukturuar kriminal, vepra panel. Mendoj se pas Aldo Bares ndoshta jam i dyti me këtë akuzë. Nuk ka ndonjë surprizë të madhe. Prokuroria e komanduar siç e nisi e bitisi këtë histori. pavarësisht nxitjes që kam nga brenda, nuk dua të merrem. Dua të respektoj drejtësinë. Do vazhdoj t’i shkoj drejtësisë deri në fund edhe duke besuar.” – u shpreh ish-ministri, i cili interesimit të gazetarëve se nga cila anë është e komanduar prokuroria, ai iu përgjigj si më poshtë.

    “Kjo historia ime lindi si një proces politik dhe kur them i komanduar kam parasysh politikën, krimin dhe drejtësinë që janë aq bashkë sa ç’ështe dhe ati, biri dhe shpirti i shenjtë. Nuk janë ndarë ende dhe unë po e shoh.” – deklaroi Tahiri, që shtoi se nuk ka parë asnjë nga provat e reja.

    I pyetur nga gazetarët se nëse i frikësohet një kërkese me burg nga prokuroria, meqë kjo e fundit i ka mbajtur në arrest personat e tjerë të akuzuar njësoj, Tahiri u shpreh se atij i intereson vetëm e vërteta.

    “Nuk më frikëson asgjë veç të vërtetës. Nuk më intereson se ç’bën prokuroria. Më intereson vetëm e vërteta. Di që ky është një proces i turpshëm, politik nga fillimi deri në fund, i komanduar, unë jam mësuar me vështirësi dhe besoj se do ia dal.” – deklaroi ish-ministri i Brendshëm.

    Prokuroria për Krime të Rënda akuzon Tahirin për favorizim të grupit kriminal Habilaj në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

    Bashkë me ish-ministrin, të pandehur janë marrë edhe tre ish-zyrtarët e lartë të Policisë së Vlorës, Jaeld Cela, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode, të cilët jetojnë në arrati prej më shumë se një viti e gjysmë. Konkretisht ndaj tyre rëndojnë akuzat e trafikut të narkotikëve në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, grupi i strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave nga organizata kriminale. Në dosjen e prokurorisë, e cila bazohet kryesisht në materiale të ardhura nga Italia, Mali i Zi dhe Greqia, si dhe përgjimet telefonike, thuhet se ish-ministri dhe tre ish-zyrtarët e policisë së Vlorës kanë krijuar kushtet e favorshme që pjesëtarët e grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj, të ushtronin të qetë aktivitetin e paligjshëm të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

    Hetimet për Tahirin nisën në tetor të 2017 pas arrestimit në Catania të Moisi Habilajt dhe anëtarëve të grupit të drejtuar prej tij. Përgjatë dy viteve ish-ministri ka zhvilluar disa betaja me gjykatën, duke ia dalë të rrëzojë prokurorinë, në të paktën tri raste. Njëherë kur rimori dokumentat e identifikimit, më vonë, kur Apeli i hoqi masën e sigurisë “arrest shtëpiak”, që kishte caktuar ndaj tij gjykata e shkallës së parë për Krime të Rënda, e së fundmi, kur bindi gjykatën të urdhëtonte prokurorinë për të përfunduar hetimet dhe t’i jepte zgjidhje cështjes së tij.

    Nga kategoria
    Më të lexuarat e javës
    SHBA kërkon arrestimin e Vangjush Dakos, por Donika Prela e mban pezull?
    3 DITË MË PARË
    Raporti/ Të majtët e zhgënjyer që po rebelohen ndaj Ramës
    2 DITË MË PARË
    FOTO/ Zbulohet identiteti i vajzës së zhveshur në dritaren e hotelit luksoz
    3 DITË MË PARË
    Shpresa e humbur tek Amerika
    3 DITË MË PARË
    Kronika/ Top Channel me kohë të plotë në shërbim të Ramës (video)
    2 DITË MË PARË
    Shpërthimi i një socialisti/ PS ka nevojë për një kryeministër të ri
    3 DITË MË PARË
    Arrestimi i Vangjush Dakos, zbardhet mesazhi i Ramës për deputetët e PS-së
    3 DITË MË PARË
    Boomerangu i Ramës/ Jo përplasje televizive me ish deputetët
    3 DITË MË PARË
    8 Comments
    I paemër
    28/02/2019 te 14:10
    Keta te djathtet thone ddrejtesin e ka zaptuar Rama. Keta te majtet thon prokuroria eshte e politizuar dhe e kontrollon Sala. Hajde merre vesh e kujt eshte prokuroria. Mua me duket sikur prokuroria vazhdon te jet me ate qe ka xhepin me plot. Nje gje eshte e sigurt, nuk eshte e popullit.

    PËRGJIGJIUNI
    ari
    28/02/2019 te 17:44
    i pa emer e me mut ne tru ,pse iken ata tre drejtorat e policis se rames,iken nga rama apo tahiri.ok o krymb qenefi e vazhdo ha mut si rama.

    PËRGJIGJIUNI
    Xhuxhi
    28/02/2019 te 14:35
    Nëse e konsideron politikisht duhet tu drejtohesh atyre të mazhorancës që jane e njëjta pjellë si ty, pasi teorikisht dhe praktikisht preteksti i opozitës te ka rënë dhe ne fakt nuk kanë asgjë në dorë jo për ty por as për të ngul ose shkul një pemë. Ndërsa sa i takon aspektit ligjor e penal edhe ti mer qorr e di shumë mire qe sot duhet të flisje nga burgu dhe me pranga në duar. Por mos u mërzit se me ndihmën e birit, shpirtit edhe pak të ndërkombëtarëve e kryesisht amb usa do ta shohësh veten aty ku e meriton….. kush e ka rradhën pas tahirit.. .? Do jetë pyetja në fb e amb usa ……

    PËRGJIGJIUNI
    Albi
    28/02/2019 te 15:04
    Te shkulesh gazit. Armiqte e Sajes ne PD kontrollojne prokurorine. Ato nuk kontrollojne as murrizin jo prokurorine. Madje as ate policin legen qe ja plasi helmin ne trup Bashes. Kjo eshte opozita me e leckosur politikisht keto 15 vitet e fundit perballe mazhorances me te madhe dhe fuqishme ne 25 vitet e fundit. Shpresa e vetme eshte te bjere nen peshen e vet se per fakt te keq opozita duket e pashprese. Kam frike se po jetojme oret e fundit te demokracise. Nuk eshte retorike. Edhe Roma per shume kohe nuk ra ….. derisa ra. Proceset kane nisur.

    PËRGJIGJIUNI
    I paemër
    28/02/2019 te 16:36
    Ti je qelibar, nuk gjen njeri me te ndershem se ty o Saje qorri

    PËRGJIGJIUNI
    I paemër
    28/02/2019 te 17:18
    Ne fund do kerkohet 12 vjet heqje lirie dhe mbasi te te kene gjetur se ku i ke paret do shkosh per lesh. Legen !

    PËRGJIGJIUNI
    Think tank
    28/02/2019 te 17:32
    O Saje! Siç duket ta ka me hile ai që thotë se duhet të të kërkojmë falje. Prokurorinë dhe gjykatat i ka në dorë Sorosi dhe gjithë sorosjanët. Midis tyre, janë rilindasit dhe nuk ka të tjerë. Vetingu ka nevojë për një veting të dytë. Ai që trumbetohet është me hile tepër djallëzore. Edhe një fëmijë shqiptar, po ta pyesnim, do të thoshte se ajo që drejtove ti , nuk ishte policia që duam. Tahirizimi i policisë ishte skandal i paparë deri në kohën tënde. Mos harro t’i tregosh edhe shokët që ke bashkëpunuar dhe ata që të kanë urdhëruar. Mos harro se të larguan nga puna sepse punove mirë. U tha se po gradoheshe më lart dhe ashtu ndodhi apo jo? Mos u anko, por prano çfarëdo verdikti që meriton. Të siguroj se Saliu nuk ka faj këtë rradhë.

    PËRGJIGJIUNI
    ari
    28/02/2019 te 17:47
    pas ca ditesh dhjerjet e stalinit rama,balla,ruqi,xhafa,majko,nrae e nja 300 te tjer do te kerkojn qe to kerkojm falje dhe monstres enver qe nuk brai 50 mi por vetem 6 mi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *