• |
ide | kryesore

Trump: Bisedimet me Kim dështuan për shkak të kërkesave mbi sanksionet

Planet



Donald Trump deklaroi sot se samiti i tij me Kim Jong Un në Vietnam nuk konkludoi në ndonjë marrëveshje për shkak të kërkesave të Koresë së Veriut për të hequr sanksionet e vëna nga SHBA.

“Në thelb, ata donin që sanksionit të hiqeshin tërësisht, por ne nuk mund ta bënim këtë…”, u tha Trump gazetarëve, pasi bisedimet në kryeqytetin Hanoi të Vietnamit, u ndërprenë.

Presidenti amerikan shtoi se ai nuk është angazhuar për një samit të tretë me liderin e Koresë së Veriut.

“Do ta shikojmë, nëse ndodh, ndodh”, tha Trump duke shtuar se ai nuk kishte planifikuar ndonjë samit tjetër.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *