• |
ide | kryesore

Atentati me tritol në Tiranë, autori arrestohet në Lezhë

Lajme, Të fundit


Ka përfunduar në prangat e policisë autori që vendosi tritol në një banesë në Tiranë.

Shtetasi Arben Bardhi u arrestua në lagjen “Gurra” në Lezhë.

Ai akuzohet se mbrëmjen e shkuar në rrugën “Mihal Topia”, vendosi tritol në banesën e Vasillaq Stavros.

Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale.

Një konflikt pronësie dyshohet se është shkaku i vendosjes së lëndës eksplozive. Burimet kanë bërë të ditur se të njëjtës familje i është vendosur edhe më parë lëndë eksplozive si dhe i është djegur një automjet. Po ashtu saktësohet se konflikti ka lindur pas blerjes së apartamentit që ishte i sekuestruar prej një banke të nivelit të dytë.

Shpërthimi i tritolit dyshohet se është kryer me telekomandë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:00 të së enjtes ndërsa edhe një familje në katin e tretë u bllokua brenda nga shpërthimi i fuqishëm, për të cilët u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ti hapur derën.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *