• |
ide | kryesore

I kërkuar për vrasje në Angli, arrestohet në Durrës 23-vjeçari

Lajme, Të fundit


Një 23-vjeçar me origjinë nga Kukësi është arrestuar në Durrës për llogari të Mbretërisë së Bashkuar ku akuzohet për vrasje.

E.S.  është me banim në Xhafzotaj dhe do të ekstradohet drejt Britanisë.

Ai kërkohej nga policia britanike që nga viti 2018.

NJOFTIMI 

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana  arerstuan një person i cili kërkohej nga autoritetet britanike që prej vitit 2018.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, finalizuan me sukses Operacionin Policor të koduar “EAGLE“ , ku u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi i shtetasit shqiptar.

E. S., 23 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Xhafzotaj – Shijak.

Autoritetet gjyqësore britanike kanë përcjellë kërkesën për lokalizimin dhe arrestimin e këtij shtetasi, në bazë të Urdhër Arrestit të datës 05.01.2018 të Gjykatës së Magjistratëve në ëestminster/Mbretëri e Bashkuar, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale “Vrasje”, parashikuar nga Kodi Penal Britanik.

Prokuroria e Pergjithshme dhe Ministria e Drejtësisë po kryejnë të gjitha procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Ky është rezultati i parë pas Marrëveshjes dypalëshe, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, ratifikuar me Ligjin nr. 93/2017 që plotëson Konventën Europiane të Ekstradimit të vitit 1957.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *