• |
ide | kryesore

Kapet i arratisuri nga burgu i Peqinit

Lajme, Të fundit


Një 35-vjeçar i dënuar për trafik droge u arratis pasi kishte marrë leje për të shkuar në shtëpi.

Ai nuk u kthye në burg në datën e caktuar.

Njoftimi 

Policia lokalizon dhe kap një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr.3, lokalizuan dhe kapën, shtetasin në kërkim:

Lekësi Ceka, 35 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë.

Ky shtetas vuante dënimin në IEVP Peqin, pasi ishte i dënuar me 9 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”. Në datën 09 nëntor 2018 ka marrë leje nga burgu për të shkuar në shtëpi (në Tepelenë) dhe nuk është kthyer në institucion në datën e përcaktuar.

Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë shtetas do kryhen nga Komisariati i Policisë Tepelenë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *