• |
ide | kryesore

Ngacmime seksuale dhe abuzime, shkarkohen 6 pedagogë në Universitetin Bujqësor të Tiranës

Lajme, Të fundit


Studentët e Unversitetit Bujqësor të Tiranës kanë marrë zemër nga protesta duke denoncuar tek rektori apo përmes anketave të zhvilluara, abuzimet e pedagogëve, korrupsionin madje edhe ngacmimet seksuale prej tyre. Këtë e konfirmon zyrtarisht rektori i UBT.

“Ne i kemi marrë në konsideratë në maksimum shqetësimet e studentëve gjatë ditëve të protestës, e cila ka qene një periudhë relativisht e gjatë”,- thotë Prof. Bahri Musabelliu.

Një pedagog i akuzuar nga studentët për ngacmim seksual dhe 3 të tjerë janë shkarkuar nga detyra ndërsa për dy po kryhen ende verifikimet.

Pedagogu i akuzuar nga studentët për ngacmim seksual prej 10 vjetësh jepte mësim në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare. Një grup studentësh denoncuan veprimet e turpshme të pedagogut të tyre, akuza që u vërtetuan nga komisioni i etikës.

Rektori Bahri Musabelliu në një intervistë për Neës 24 thotë se komisioni i etikes zbuloi sjellët e pahijshme të pedagogut ndërsa vetë ai firmosi për shkarkim nga puna.

“Pedagogu në fjalë, është e vertetë, unë kam pasur indicie nga studentët për këtë gjë. Më kanë ardhur disa vajza studentë dhe disa djemë, të cilët mi kanë bërë shqetësimet e tyre prezent. Vetë kam shkuar disa herë në fakultetin e Mjekësisë Veterinare. Zhvilluam edhe një anketë me studentët ku morëm indicie që ishte e vërtetë. Është mbledhur komisioni i etikës ku është kanë marrë vendimin për pushimin nga puna të pedagogut për sjellje të pahijshme”,- tha rektori.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *